Euro 2020/ Italia bën spektakël edhe me Zvicrën, siguron kualifikimin në fazën tjetër! Locatelli dhe Immobile supergola kundër Zvicrës

Italia e këtij kampionati Europian nuk po tregon në asnjë moment mëshirë. Skuadra e Roberto mancini-t pasi bëri ‘kurban’ Turqinë me rezultatin 3-0 ka bërë të njëjtën gjë edhe me Zvicrën, që kishte pretendime për pikë në këtë sfidë.

Njeriu i mbrëmjes për të kaltrit ishte Locatelli, i cili fillimisht zhbllokoi sfidën në minutën e 26 pas një marshimi galopant të Berardit. Në minutat e para të pjesës së dytë ishte sërish mesfushori i Sassuolo-s që dyfishoi shifrat, por këtë herë me një supergol.

Në minutat në vijim tregoi vlerat e tij edhe sulmuesi Ciro Immobile, i cili vulosi rezultatin përfundimtar me një gol nga jashtë zone.

Me këtë fitore Italia ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt, ndërsa Zvicra është thuajse e eliminuar.

Formacionet zyrtare

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:17
‘Dopietë’ e Locatelli-t, mesfushori i Italisë realizon supergol! Zvicra e shtangur

52’ Manuel Locatelli është njeriu i mbrëmjes për Italinë. Mesfushori që luan për Sassuolo-n dyfishoi shifrat me një gol spektakolar nga jashtë zone, që la të shtangur portierin. Rezultati 2-0 për Italinë, me Locatelli-n që realizoi të dy golat.

Ora 21:30
Italia e papërmbajtshme kundër Zvicrës, pas presionit gjen avantazhin me aksion model

26’ Italia ka kaluar në avntazh 1-0 falë Locatelli-n, i cili ka finalizuar një aksion spektakolar. Një top i mrekullueshëm nga mesfusha dhe më pas inkursioni i Berardi-t që nxorri me portën bosh shokun e kombëtares.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të jetë Berisha pjesë e grupit parlamentar të PD në Kuvend?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Certifikatë vaksinimi dhe test negativ për të hyrë në restorant, Mali i Zi miraton masa të reja anti-COVID