DIREKT, Euro 2024/ Anglia dhe Zvicra në barazim 0-0, luhet pjesa e dytë e çerekfinales

DIREKT, Euro 2024/ Anglia dhe Zvicra në barazim 0-0, luhet pjesa e dytë e çerekfinales

Moment nga ndeshja

DUSSELDORF - Anglia dhe Zvicra po luajnë sot duke nisur nga ora 18:00 në çerekfinalen e tretë të Euro 2024. Përballja në Dusseldorf ka nisur e fortë, teksa helvetët me Granit Xhakën kanë treguar se janë me meritë në këtë fazë dhe pasi eliminuan Italinë kërkojnë biletën për në gjysmëfinale.

Përballë është Anglia e Southgate që ka pas shumë talente dhe mbështetjen e një kombi që shpreson për një trofe, i munguar prej 1966. Tanimë shifrat flasin për "Tre Luanët", ndërsa Zvicra beson te forca e Xhakës në mesin e fushës.

Kjo është ndeshja e 28-të mes tyre në histori, me bilancet që flasin për Anglinë. 18 herë kanë fituar "Tre Luanët", kundrejt tre herëve të Zvicrës, ndërsa gjashtë duele janë mbyllur në barazim.

Si Gareth Southgate dhe Murat Yakin kanë bërë me dije edhe vendosjet në fushë. Gjykon italiani Daniele Orsato.

Formacionet zyrtare:

Angli: Pickford; Konsa, Stones, Walker; Saka, Rice, Mainoo, Trippier; Bellingham, Foden; Kane.

Zvicër: Sommer; Rodriguez, Akanji, Schar; Aebischer, Xhaka, Freuler, Rieder; Vargas, Embolo, Ndoye.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Çiljeta tregon se kur e thirri për herë të parë 'mami' djali i Albanit

Çiljeta tregon se kur e thirri për herë të parë 'mami' djali i Albanit