Euro 2024/ Holanda spektakolare mund 0-3 Rumaninë, 'Tulipanët' rikthehen në çerekfinalet e Evropianit pas 16 vitesh

Euro 2024/ Holanda spektakolare mund 0-3 Rumaninë, 'Tulipanët' rikthehen në çerekfinalet e Evropianit pas 16 vitesh

Festa e Holandës

MUNICH - Holanda është çerekfinalistja e shtatë e Euro 2024. Në stadiumin e Munichut djemtë e Roenald Koeman fituan 0-3 kundër Rumanisë në 1/8 me golin e Cody Gakpo dhe dopietën e Malen, teksa shpërdoruan shumë raste duke e lënë duelin të hapur deri në çastet e fundit. Tanimë "Tulipanët" presin fituesin e çiftit Austri - Turqi për të mësuar rivalin në çerekfinale. Pas 16 vitesh mungesë, holandezët rikthehen në këtë fazë.

Ndeshja/ Përballja nisi mirë për rumunët që në 20 minutat e para ishin më superior dhe u dukën se do i hapnin probleme portokallinjve. Por kur u duk se Holanda nuk po dilte në lojën e saj, ishte Cody Gakpo që në minutën e 20-të kaloi "Tulipanët" në epërsi me një gol të bukur.

Pas këtij rasti 1 herë kampionët e Europianit (1988) kontrolluan lojën dhe shpërdoruan më shumë se katër raste të pastra me Depay, Simons, Gakpo apo edhe Veerman.

Duhej minuta e 63 që rrjeta të tundej sërish nga Gakpo, por këtë herë VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Në të 83 ishte Malen që pas pasimit të Gakpo shënoi golin e qetësisë për 0-2, teksa në 90+3 sërish ai i dërgoi shifrat në 0-3.

Kështu Holanda është çerekfinalistja e shtatë e Euro 2024 dhe pret duelin Austri - Turqi për të mësuar kundërshtarin në mbrëmjen e 6 korrikut në Berlin.

Formacionet zyrtare:

Rumania: Nița; Rațiu, Dragușin, Burca, Mogoș; M. Marin; Hagi, R. Marin, Stanciu, Man; Draguș.

Holanda: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké; Schouten, Reijnders; Bergëijn, Simons, Gakpo; Depay. 

Notat e ndeshjes sipas FlashScore, Malen lojtari më i mirë në fushë:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania