Euro 2024/ Franca harron mbrojtësin në stadiumin e Dortmundit

Euro 2024/ Franca harron mbrojtësin në stadiumin e Dortmundit

William Saliba

Një ngjarje paksa komike ka përfshirë kombëtaren franceze. Protagonist ka qenë mbrojtësi Uilliam Saliba, i harruar nga kombëtarja e tij në stadiumin e Dortmundit ku dje u luajt ndeshja kundër Polonisë.

Në orën 22:30, mbrojtësi francez kishte përfunduar testet antidoping për të cilat ishte zgjedhur çuditërisht menjëherë pas ndeshjes kundër Polonisë. Por duke parë përreth ai kuptoi se shokët e tij të skuadrës ishin larguar tashmë nga stadiumi që në orën 21:00 dhe se autobusi i kombëtares nuk e kishte pritur. Në orën 23:00 ai u larguar nga stadiumi i Dortmundit për t'u kthyer në hotel.

Për habinë e tij të madhe, ai u desh të kthehej i vetëm, për fat të mirë i shoqëruar nga disa anëtarë të stafit teknik që prisnin ta kthenin në vendstrehim. Skena u raportua nga L'Equipe e cila përshkruan mbrëmjen e çuditshme të Saliba-s, tashmë mjaft e rraskapitur nga rezultati i Francës që humbi kryesimin në grup, duke përfunduar në anën më të komplikuar të tabelës së bashku me të gjithë emrat e tjerë të mëdhenj.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

'Magjistari' Xhaka, la në hije të gjithë futbollistët e Italisë

'Magjistari' Xhaka, la në hije të gjithë futbollistët e Italisë