Trajneri Jose Mourinho ka dhënë parashikimet e tij  para fillimit të Kampionatit Europian 2024 në Gjermani. Portugezi që sapo u zgjodh tekniku i ri i Fenerbahces, do të jetë analistë në ndeshjet e europianit.

Sipas parashikimit të tij, kombëtarja që fiton Euro 2024, do të jetë Portugalia, e cila do të përsëris suksesin e vitit 2016.

Më tej, Special One sheh si finalist kombëtaren angleze. Ndërkohë golshënuesi i turneut sipas Mourinhos do të jetë Harry Kane, ndërsa lojtari më i mirë mesfushori Jude Bellingham.

Euro 2024 do të nis ditën e premte, kur vendasit e Gjermanisë do të përballen me Skocinë në ndeshjen e vlefshme për grupin A.