Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit

Euro 2024/ Paqe në Leipzig, Holanda dhe Franca barazojnë 0-0! Polonia jashtë Europianit

Holandë 0-0 Francë

LEIPZIG - E premtja e Euro 2024 u mbyll me barazimin 0-0 mes Holandës dhe Francës. Në Grupin D të "Gjermani 2024" dy skuadrat nuk rrezikuan dhe u kënaqën me nga një pikë, duke qenë sërish me të njëjtën kuotë pikësh për të ndarë vendet një dhe dy.

Pjesa e parë nisi me skuadrat që studiuan njëra-tjetrën, me disa raste, por pa mundur të tundin rrjetën. Rasti më i mirë ishte për Holandën në minutën e 69, kur Xavi Simons shënoi, por VAR "ngriu" festën e tyre për shkak të një pozicioni jashtë loje.

Në ndeshjet e treta në këtë grup Holanda luan me Austrinë dhe Franca me Poloninë. Ndërkohë po sot Austria mundi 1-3 Poloninë dhe pas barazimit në ndeshjen e Leipzigut, polakët janë jashtë Euro 2024 duke u bërë ekipi i parë që eliminohet. Veç tyre, këtë pasdite Ukraina fitoi 2-1 me Sllovakinë për Grupin E.

Të shtunë në program janë tre duele. Në orën 15:00 luhet Gjeorgji - Çeki, në 18:00 Turqi - Portugali dhe në 21:00 Belgjikë - Rumani.

Formacionet zyrtare:

Holanda: Verbruggen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Schouten, Simons, Raijnders, Frimpong, Depay, Gakpo.

Franca: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez, Kante, Rabiot, Tchouameni, Dembele, Griezmann, Thuram.

Renditja e Grupit D

Notat e ndeshjes

S.DH/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mbape: 21/06/2024 23:07

    Franca pa mbappe eshte ne shtepi qe ne 1/16

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Borrell: Kryeministri Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi

Borrell: Kryeministri Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi