Ish-shefi IKMT-së Sarandë, Julian Prendi dënohet për korrupsion! Kërkoi 7.500 € për të mos prishur objektin në Ksamil

Ish-shefi IKMT-së Sarandë, Julian Prendi dënohet për korrupsion! Kërkoi 7.500 € për të mos prishur objektin në Ksamil

Julian Preni dhe Arjel Balani

Tirane- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 26 qershor të deklarojë fajtorë ish-drejtuesin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT Sarandë, Julian Preni  i akuzuar për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; Arjel Balani, ish-punonjës i Zyrë së Urbanistikës Sarandë i hetuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe biznesmenit lokal Foti Doda i akuzuar për “Korrupsion aktiv…” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Etleva Deda dhe Erjon Bani, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar prej nga të pandehurit përfitojnë uljen e 1/3-ës së dënimit, caktoi masën e dënimit përfundimtar me 1 vit e 4 muaj për Julian Prenin dhe Arjel Balanin.

Po ashtu, këtyre dy të pandehurve ju hoq e drejta për të ushtruar funksione publike një periudhë kohore prej 5 vjetësh. Foti Doda u dënua me 8 muaj heqje lirie, ndërkohë që kjo masë u pezullua dhe u vendos në provë për një periudhë kohe 16 mujore, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale e të mbajë kontakte të rregullta me zyrën e Shërbimit të Provës.

Prokuroria e Posaçme, SPAK i akuzoi të gjykuarit për dy raste të veçuara korrupsioni. Në rastin e parë Arjel Balani, u akuzua se mori 6 mijë euro nga Foti Doda për të siguruar pranë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit një leje plazhi. Hetimet gjetën se Balani që kishte kërkuar 12 mijë euro për këtë leje, dështoi dhe ktheu pas edhe shumën prej 6 mijë eurosh.

Në krahun tjetër i pandehuri Julian Preni, me detyrë në atë kohë përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar shtetasit Foti Doda, 7500 Euro, për të mos i prishur një objekt që kishte ndërtuar në plazh Ksamil. Sipas hetimeve, Doda i dha Prenit 3000 euro dhe prishja e objektit u shty për disa muaj, nga shatori 2019 deri në qershor të 2020-ës./BIRN/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta