Euro 2024/ Merih Demiral hero, Turqia mposht 1-2 Austrinë dhe gjen Holandën në çerekfinale

Euro 2024/ Merih Demiral hero, Turqia mposht 1-2 Austrinë dhe gjen Holandën në çerekfinale

Goli i Demiral dhe festa e Turqisë

LEIPZIG - Turqia fitoi 1-2 kundër Austrisë në 1/8 e Euro 2024 dhe bëhet skuadra e fundit që kalon në çerekfinale, aty ku gjen Holandën. Turqit iu falën dopietës së Merih Demiral, i cili vendosi një rekord në këtë kompeticion. Ndërkohë në këtë duel të tre golat erdhën si pasojë e goditjeve nga këndi, gjë që nuk ndodhte në Evropian që nga viti i largët 1980.

Ndeshja/ Turqia gjeti avantazhin pas vetëm 57 sekondave lojë. Një top i mbetur në rrëmujën e zonës u shfrytëzua nga Demiral që e dërgoi në rrjetë. Festë për turqit dhe goditje për Austrinë. Demiral bëhet lojtari me golin më të shpejtë në Evropiane sa i takon fazës me eliminim direkt dhe vendos emrin në listë si i dyti golashënues pas Nedim Bajramit, yllit të Shqipërisë që i shënoi Italisë pas 23 sekondave në këtë Euro 2024 dhe mban rekordin për golin më të shpejtë në 17 Evropianët e zhvilluar.

Pjesa e dytë e ndeshjes u shoqërua me shi të dendur në stadium, çka bëri që loja të ishte më e shpejtë. Duhej sërish një goditje këndi në minutën e 59 që Demiral të shënonte dopietën personale dhe golin e dytë për turqit, duke qetësuar Montellën në stol.

Ndërkohë Austria nuk u pajtua me këtë rezultat dhe gjeti golin e parë me Gregoritsch në minutën e 66-të. Austriakët e Rangnick kishin edhe disa mundësi që nuk u shfrytëzuan nga Arnautovic dhe në fund janë jashtë Euro 2024 edhe pse shiheshin si favoritët në këtë duel.

Kështu, në datën 6 korrik në orën 21:00 në Berlin luhet çerekfinalja mes Holandës dhe Turqisë.

Formacionet zyrtare:

Austria: Pentz, Danso, Posch, Seiëald, Arnautovic, Sabitzer, Lienhart, Mëene, Schmid, Baumgartner, Laimer.

Turqia: Gunok, Demiral, Kokcu, Guler, Bardakci, Yuksek, Muldur, Yildiz, Kadioglu, Baris Alper Yilmaz, Kaan Ayhan.

Notat e ndeshjes sipas FlashScore, Demiral më i miri në fushë:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:19
I shënoi Austrisë për 57 sekonda, Merih Demiral rekord në Evropian! Goli më i shpëjtë në fazën me eliminim


Turqia gjeti avantazhin kundër Austrisë në 1/8 e Euro 2024 pas vetëm 57 sekondave lojë. Goli i Merih Demiral është më i shpejti i shënuar ndonjëherë në Evropian në fazën me eliminim direkt. Gjithashtu turku gjen golin e dytë më të shpejtë në historinë e këtij eventi, teksa në pod qëndron Nedim Bajrami i Shqipërisë, që më 15 qershor 2024 i shënoi Italisë pas vetëm 23 sekondave lojë.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania