Euro 2024/ Situata në Grupin B, UEFA: Ja si Shqipëria kalon në fazën me eliminim

Euro 2024/ Situata në Grupin B, UEFA: Ja si Shqipëria kalon në fazën me eliminim

Kombëtarja duke festuar golin kundër Kroacisë

DUSSELDORF - Shqipëria dhe Spanja luajnë të hënë në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorfit për ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B në Euro 2024, ajo që vendos shumë për fatet e kuqezinjve.

Me Spanjën të kualifikuar me gjashtë pikë pas dy dueleve të para dhe me trajnerin de la Fuente që ka folur për rotacion kundër kuqezinjve, djemtë e Kombëtares e kanë gjithçka në dorën e tyre dhe një tri pikësh është i vetmi që bën punë.

Historia dhe statistikat janë kundër tanëve, që në tetë përballje kundër Iberikëve kanë humbur po kaq herë. Tanimë edhe UEFA ka bërë një parashtrim sesi skuadrat e Grupit B mund të kalojnë në fazën e 1/8.

24 qershor: Shqipëria (1 pikë) – Spanja (6 pikë), Kroacia (1 pikë) – Italia (3 pikë)

Spanja kalon në raundin e 16-të si fituese e grupeve.

Italia do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse shmang humbjen kundër Kroacisë. Italia nuk do të arrijë dot në fazën e 16-të nëse humbet dhe Shqipëria mund Spanjën.

Shqipëria do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Spanjën dhe Kroacia mund Italinë, duke siguruar që Shqipëria të përfundojë përpara Kroacisë në diferencën e përgjithshme të golave ose më pas golat e përgjithshëm të shënuar, ose më pas pikët disiplinore ose më pas renditjen e Kualifikuesve Evropian. Shqipëria nuk do të mund të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet dhe Kroacia mund Italinë.

Kroacia do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Italinë dhe Shqipëria nuk mund Spanjën (nëse fiton edhe Shqipëria, Kroacia dhe Shqipëria do të ndahen në vendin e dytë dhe të tretë sipas kritereve të mësipërme). Kroacia nuk do të jetë në gjendje të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet dhe Shqipëria shmang humbjen.

Renditja e Grupit B

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Burka e Medeas, nata e dytë e festivalit MEDIUMS

Burka e Medeas, nata e dytë e festivalit MEDIUMS