Euro 2024/ Skarcime te Zvicra, e pësojnë edhe dy futbollistët shqiptar

Euro 2024/ Skarcime te Zvicra, e pësojnë edhe dy futbollistët shqiptar

Murat Yakin dhe Granit Xhaka

Zvicra fitoi 4-0 kundër Estonisë në një test miqësor dhe fill pas saj trajneri Murat Yakim ka bërë katër largime nga ekipi, dy mes të cilëve lojtarë me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për dy lojtarët e Luganos, mesfushorin Uran Bislimi dhe mbrojtësin Albian Hajdari. Jashtë edhe Kevin Mbabu i Augsburg dhe Filip Ugrinic i Young Boys.

Për dy ditë trajnerët duhet të dorëzojnë në UEFA listën finale me 26 emrat që do marrin në Europianin 2024, teksa edhe Ardon Jashari e Andi Zeqiri rrezikojnë të largohen nga helvetët dhe mos jenë pjesë e fazës finale.

Ndërkohë një vend të sigurt në ekip kanë Granit Xhaka, që mban shiritin e kapitenit dhe Xherdan Shaqiri që shënoi një nga katër golat në fitoren e fundit dje.

Lista aktuale e trajnerit të Zvicrës:

Portierë: Keller, Mvogo, Sommer.

Mbrojtësa: Akanji, Elvedi, Ricardo Rodriguez, Schar, Stergiou, Widmer, Zesiger.

Mesfushorë: Aebischer, Freuler, Jashari, Rieder, Sierro, Steffen, Xhaka.

Sulmues: Amdouni, Duah, Embolo, Ndoye, Okafor, Shaqiri, Vargas, Zeqiri, Zuber.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër