Euro 2024/ Sonte ndeshja Shqipëri-Spanjë, Veliaj fton qytetarët në ‘Fan Zone’: Na pret një tjetër natë e paharruar

Shqipëria dhe Spanja luajnë sonte në orën 21:00 për ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B të Euro 2024.

Iberikët me gjashtë pikë tanimë janë të kualifikuar dhe kuqezinjtë tanë kërkojnë tri pikët historike për të kaluar në fazën e 1/8.

Përmes pamjeve të “Fan Zone” në Sheshin Skënderbej, ku duket se ka qenë e tejmbushur me tifozë 'kuq e zi' gjatë ndeshjeve të Kombëtares me Italinë dhe Kroacinë,  kryebashkiaku i Tiranës fton qytetarët t’i bashkohen edhe sonte kësaj hapësire dedikuar Kampionatit Europian 2024.

Sot na pret një tjetër natë e paharruar e aventurës sonë Verore! Forca Shqipëri”,-shkruan Veliaj

K.M/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Gazetari amerikan Evan Gershkovich dënohet në Rusi me 16 vjet burg

Gazetari amerikan Evan Gershkovich dënohet në Rusi me 16 vjet burg