Skandali te Onkologjiku, ja çfarë zbuloi KLSH në 2023: Buxhet minimal, s’ka aparatura! Pacientë pa shërbim, s’ka poltronë për kimioterapi

Zbulimi i skandalit të ditëve të fundit në të vetmin spital publik që trajton sëmundjen e kancerit në vend, nuk ishte 'një rrufe në qiell të hapur'. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në për periudhën 2020-2022 për trajtimin e sëmundjeve tumorale publikuar në vitin 2023, tregon situatën e rëndë të trajtimit të pacientëve në Onkologjik në QSUT.

Që në fillim të raportit KLSH evidenton faktin se edhe pse numri i pacientëve me sëmundjet tumorale është gjithnjë e në rritje, dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në vend, duke shkaktuar 16% të tyre, buxheti për onkologjikun zë një peshë të vogël në buxhetin e QSUNT-së. 6 mijë raste të reja me sëmundje tumorale regjistrohen çdo vit në vend. Pesha në buxhet për trajtimin e sëmundjeve tumorale për vitin 2020 ka zënë 11.7%, për vitin 2021 ka zënë 7.4% dhe në vitin 2022 ka zënë 7.9% të shpenzimeve faktike totale të QSUNT.

Mungesa e pajisjeve ekzaminuese evidentohet fort në raportin e KLSH, sidomos fakti që nuk është funksionale Brakiterapia (Kyriterapi), e vetmja aperatura për trajtimin e grave me kancer të qafës së mitrës. Mungesa e kësaj pajisje ka sjellë mos trajtimin për 600 gra paciente me radioterapi, që përbën rrezik konstant për jetën e tyre. Pra, edhe pse në raportin e KLSH të një viti më parë tregohej një mungesë kaq e rëndësishme, edhe tani pas një viti ende nuk është rregulluar, sicc është konstatuar nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, që çoi në 7 masa sigurie.

Gjithashtu KLSH thotë se nga pajisjet jetëshpëtuese në Onkologjik mungojnë gjithashntu Ortovoltazhi, që ka sjellë mostrajtimin e mbi 200 pacientëve me kancer të lëkurës, të cilët nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi. Por nuk ndalen këtu mungesat e shërbimeve me aparatura. Një nga më të rëndësishmet është Pet Skaner e cila nuk ka qenë kurrë në dispozicion të pacientëve. Kjo pajisje e cila rekomandohet nga KLSH që të mundësohet urgjentisht nga Ministria e Shëndetësisë shërben për të konstatuar kancerin në trup, por edhe vijimësinë e sëmundjes, por që ende nuk është marrë asnjë masë nga autoritet, duke i detyruar pacientët të shkojnë në privat me çmime të papërballueshme.

Qendra Spitalore Universitare Tiranë “Nënë Tereza” nuk ka arritur në kohë, edhe sigurimin e elementëve si Tubusat e Aparatit të Shiringës elektrike që shërbejnë për kryerjen e kontrastit intravenoz dhe që janë shumë të rëndësishme për ekzaminimin e tumorit.

Nuk janë siguruar edhe Pompa që shërben për fryrjen dhe zbrazjen e ajrit të dyshekëve me vakum që shërbejnë për pozicionime specifike dhe trajtimin e patologjive të ndryshme, përfshirë këtu dhe moshat pediatrike. Mungesë ka pasur edhe në maskat termoplastike individuale që shërbejnë për pozicionimin e pacientëve me tumore të kokë-qafës gjë që e bën trajtimin e këtyre pacientëve të saktë dhe me precizon të lartë. Mungesa e këtyre pajisjeve ka bërë që mos të ofrohen shërbime për 250 pacientë me shërbim radioterapi në Spitalin Onkologjik.

Por përveç këtyre shërbimeve specifike, në spitalin onkologjik thuhet në raportin e KLSH ka mungesa të stafit me burime njerëzore dhe për rrjedhojë shtohen ditët e gjata të pritjes për pacientët, duke ulur efektivitetin e shërbimit të trajtimit si dhe duke shtuar kostot financiare të pacientëve dhe familjarëve.

Gjithashtu në ambientin e kimioterapisë ka vetëm 19 poltrona, ndonëse gjatë ditës trajtohen 75-80 pacientë nga të cilët gjithsecili duhet të rritë 3 deri në 4 orë.  

KLSH konkludon se Onkologjiku e ka të pamundur të krijojë kushte shtrimi në spital për të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë, pasi shërbimi me radioterapi është i centralizuar. Në total janë trajtuar të hospitalizuar vetëm 9% të pacientëve, ndërsa 91% të pacientëve kanë marrë trajtimin e seancave të radioterapisë jo të hospitalizuar. Pranë Spitalit Onkologjik, nuk është ngritur dhe vënë në funksion as njësia e kujdesit paliativ për të bërë të mundur trajtimin e të sëmurëve paliativ me kancer në stadin terminal.

Më absurde në raport konstatohet edhe mungesa e shërbimeve bazë, si sistemi i kondicionimit, dhomat e pacientëve të katit të III kanë prani të lagështirës si dhe kati nëntokë i godinës së është jo funksional i cili aktualisht shërben si vend grumbullimi për pajisjet e amortizuara. Edhe niveli i papastërtisë në katin nëntokë është mjaft i lartë dhe përbën risk potencial për infektime.

KLSH vë në dukje në raport se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dështuar që të ketë raporte monitorimi dhe vlerësimi për ecurinë e kancerit për vitet 2021-2022 dhe realizojë Regjistrin Kombëtar të Kancerit. Të spitali Onkologjik në QSUT për mijëra pacientë që kërkon shërbimin jetësor ka vetëm 79 shtretër, 24 mjekë onkologë dhe 33 infermierë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • One: 29/06/2024 09:51

    Cfare nuk po degjojme qe ne njefare menyre te kete pergjegjesi kolektive dhe te zbehet pergjegjesia personale.Nje llogjike komuniste qe e perdori Berisha per te shpetuar komunistet dhe te gjitha vjedhjet e veta me vone. Te gjithe mjeket jane fajtore sepse kane vendosur personalisht te korruptohen dhe te bejne vepra monstruoze. Te gjithe pa perjashtim e dime se cfare kafsherie eshte neper spitale ku behet tregeti me jeten e njerezve. Po eshte ndertuar sistemi, por kush e ndertoi dhe zbatoi sistemin?! Pse ne vend qe te luftosh sistemin dhe te besh detyren me integritet zgjedh te behesh ojese e tij? Shqipetaret po dalin shume burracake dhe te dobet duke mos mbrojtur vlerat njerezore por duke u shnderruar ne monstra vetem per te perfituar dhe mis u perballur me te keqen

    Përgjigju
  • Klos: 29/06/2024 02:23

    Për të zbuluar çfarë nuk ka!! Mungon kjo, mungon ajo. Janë bërë si populli që ankohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Karnavalet e Brazilit zbresin në Vlorë, samba e kostume shumëngjyrëshe! Spektakël për vendasit e të huajt (FOTO)

Karnavalet e Brazilit zbresin në Vlorë, samba e kostume shumëngjyrëshe! Spektakël për vendasit e të huajt (FOTO)