GELSENKIRCHEN - Kjo e enjte e Euro 2024 u mbyll me fitoren 1-0 të Spanjës kundër Italisë. Në Grupin B të Euro 2024 iberikët "morën hak" për eliminimin e tre viteve më parë në gjysmëfinalet e Euro 2020 (që u zhvilluan në 2021 prej pandemisë). Me fitoren e dytë në po kaq ndeshje në këtë Evropian, Spanja është skuadra e dytë që kalon në 1/8 duke iu bashkuar Gjermanisë.
Dueli në "Veltins Arena" nisi me Spanjën më kërkuese dhe bindëse, teksa vendosi autogoli i Calafiorit në minutën e 55-të që iberëkt të mposhtin kampionët në fuqi.
Me këtë tri pikësh Spanja kalon më tej duke pasur gjashtë pikë, teksa ndeshjen e fundit në grup e luan të hënën në 21:00 kundër Shqipërisë në Dusseldorf. Kuqezinjtë shpresojnë që të gjejnë një Spanjë më të relaksuar dhe me shpresën se do mund t'i marrin pikë për të shpresuar kalimin më tej.
Pas Spanjës që kryeson me gjashtë pikë, vendin e dytë në grup e mban Italia me tre të tilla, ndjekur nga Shqipëria dhe Kroacia me një pikë. Të treja skuadrat janë në garë për të kaluar më tej. Shqipëri - Spanjë dhe Kroaci - Itali do jenë si dy finale.
Renditja në Grupin B:
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/6674973f51fcebbbbb.JPG)
Notat e ndeshjes:
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/66749a06deb54notat.JPG)
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares
-
Po
78.1%
-
Jo
18.1%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 2934
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nga Amerika dhe Australia', Tifozat Kuq e Zi: Kemi 21 vite që punojmë, tifozët dhe lojtarët u bënë një në Euro 2024
25 Qershor, 18:33
-
DIREKT, Euro 2024/ Polakët janë jashtë, llogaritë e kreut në Grupin D të hapura! Po luhen Francë 0-0 Poloni dhe Holandë 1-1 Austri
25 Qershor, 18:00
-
Eduard Zaloshnja: Pothuaj 80% vlerësim pozitiv për kombëtaren shqiptare, edhe pse u eliminua
25 Qershor, 16:50
-
Kombëtarja/ Epilogu i një Europiani! Kush luajti më shumë dhe cili më pak, ja lojtarët me asnjë minutë në Euro 2024 te Shqipëria
25 Qershor, 16:24
-
Kombëtarja mbërrin në Rinas/ Sylvinho konfirmon qëndrimin: Jam pjesë e kësaj pune! Tifozët ishin të pabesueshëm, ishim më shumë se gjermanët
25 Qershor, 15:45
-
Reuters: Nga goli më i shpejtë te tifozët fantastikë, Shqipëria solli surpriza në Euro 2024
25 Qershor, 14:46
-
Euro 2024/ Ish-trajneri i kombëtares Gianni De Biasi për Report Tv: Shqipëria doli me kokën lart, Sylvinho ka bërë punë të mirë
25 Qershor, 13:18
-
Kombëtarja mbyll rrugëtimin në Euro2024! Broja: Ndjesë që nuk ju dhamë më shumë
25 Qershor, 13:01
-
Notat e Shqipërisë: Silvinjo, si e le në stol Hoxhën dhe Brojën? Ajeti 'harron' Gjimshitin, 'zhduket' Bajrami
25 Qershor, 11:30
-
BBC: Shqipëria u paraqit guximshëm, bëri për vete shumë tifozë
25 Qershor, 11:16
-
Enxhi Hoxha: Euro 2024, testamenti i shqiptarëve për botën
25 Qershor, 10:56
-
Kombëtarja mbyll Europianin 2024/ Asani: Dhamë maksimumin! Ramadani: S'i shfrytëzuam shanset! Laçi: Grupi ishte i vështirë
25 Qershor, 10:30
Fiksss kallo
PërgjigjuSpanja perdor logjiken , ka rast ta eliminoje italine pasi Italia rrihet nga kroacia dhe spanja le jashte edhe Itali dhe Kroacia (kampion dhe bronz ) dhe jep fitore Shqiperia me 3 pik kalon spanj dhe shqiperi ! Varianti tjeter eshte spanja 5:0 Shqiperia , ku 5 golat e spanjes jane te gjithe autogola te Hysaj me shoke
Përgjigju;)