Mjeku “kasap” i QSUT! Pacienti keq pas operimit në privat: 'Vari lesht!' Zv.drejtoresha fshehu matjet për rrezet në spital

Emiljano Lela, koordinatori në Spitalin e Onkologjikut, i shihte pacientët pa mëshirë, si raste të arta për të përfituar para. Sapo konstatonte në spital qytetarë në hall në pritje të trajtimit për sëmundjet tumorale, i afrohej, i kërkonte të braktisin mjekun që kishin rekomandimin për vizitë dhe më tej i orientonte tek bashkëpunëtori i tij, Edmond Gashi, onkologu në QSUT me klinikë private te Astiri, “Megis”, me masë arresti shtëpiak.

Kështu futi në kurth edhe një qytetar në nevojë nga Burreli që priste në radhë jashtë spitalit me nënën e tij të sëmurë që sapo ishte diagnostifikuar me tumor në gji. Pasi i çoi te Edmond Gashi, mjeku, sipas dëshmive të cituara në dosjen e prokurorisë së Tiranës, i ka parë letrat e zonjës në mënyrë sipërfaqësore dhe në sytë e tyre e ka bërë gjendjen alarmante duke u thënë se duhej operacion i menjëhershëm, por se në shtet ka radhë dhe biopsinë do e bënte te klinika e tij. Pas një muaji koordinatori i Onkologjikut Emiljano Lela i ka telefonuar që nëna duhej të vinte për operacion te “Megis” dhe se pagesa ishte 3000 euro, por meqë i rekomandoi ai do përfitonin ulje, 2500 euro.

Nga komunikimet që prokuroria ka zbardhur mes Edmond Gashi dhe vartësve të tij në klinikë, kur lajmërohej se ndonjë nga pacientët kishte temperaturë, mjeku nuk shkonte pranë tyre, por i përgjigjej stafit me gjakftohtësi jo njerëzore ndaj një të sëmuri, duke i thënë “vari leshtë”.

Sipas dosjes, Brikena Qirjazi, nëndrejtoreshë e QSUT-së, me masë detyrim paraqitje, e ngarkuar për mbulimin e shërbimit onkologjik nuk ka marrë masa për vendosjen në punë të burimit të kobaltit për radioterapitë edhe pse aparaturat dhe lënda kimike kanë ardhur në Shqipëri që në vitin 2021.

Organi i akuzës thotë se një sërë matjesh nga ekspertë të huaj, ngritën alarmin se rrezatimi nga burimi i kobaltit nëpër korridoret e onkologjikut ishte 20 herë më i lartë se normat, por të dhënat e ekspertit gjerman janë fshehur duke mos iu vënë në dispozicion  Zyrës për Mbrojtjen nga Rrezatimet. Edhe një mjek i Onkologjikut ngriti zërin për rrezikun dhe kërkoi zgjidhje në një mbledhje me zv.drejtoreshën Qirjazi dhe kolegë, por të gjithë iu kthyen kundër e për këtë arsye zgjodhi të largohej nga puna ambientet e brendshme të së cilës nuk ishin më një vend i sigurt për shëndetin.

Spitali nuk plotësoi standardet për vënien në punë të kobalto-terapisë, edhe pse një ekspertizë e ish-specialistët Drilona Kishta garantonte se ishin kushtet për një bunker anti-radioaktiv. Mbi këtë ekspertizë të gabuar, u porosit dhe u soll në shtëpi burimi i kobaltos që përveç kostos financiare nuk  ka shërbyer asnjë ditë për kurimin e pacientëve.

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liria: 27/06/2024 09:29

    KY DOKTOR QE THOTE VARI LESHT PER TE SEMURET,,, DUHET TE DENOHET 10 VJET HEQJE LIRIE,, TE MOS E VESHE ME BLUZEN E BARDHE TE MJEKUT PERJETE,, DHE HEQJE E TE DREJTES TE VOTIMIT PER 10VJET.

    Përgjigju
  • Kim J. Putin: 26/06/2024 08:29

    Votoni për partinë e re Demokratët Euroatlantike të Lulëzim Bashës vetëm ai e bën Shqipërinë. Ju pëlqen emri i partisë? Kjo ka rëndësi.

    Përgjigju
  • BBC: 26/06/2024 08:11

    Paska patur te drejte sali kafsha qe e futi vendin ne konferencen islamike ne 93. Keta shqipfolesit e sotem jane turq e uzbeke, shqiptaret e fundit iken kur vdiq Skennderbeu, keta jane te pameshirshem e kriminele me llojin e vet, tipik islamike, pallojne nonen e vet per nje grusht parash. Fshatare qelbesira pasardhes te Haxhi Qamilit.

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 26/06/2024 08:07

    Me sa po shohim,do rritet niveli intelektual i te Burgosurve ne vitet e ardheshme !

    Përgjigju
  • Fshati: 26/06/2024 07:42

    Që mjekët, gjyqtarët, administrata shtetërore, janë hajdute nuk është lajme për asnjë. Çfare masash po merren?

    Përgjigju
    • Mira: 26/06/2024 08:09

      Po merren masa si gjithnjë. Kësaj rradhe fund korrupsionit si gjithnjë. Korupsioni që duam.

  • Luan: 26/06/2024 07:32

    Tani u zgjuat??? Eshte von! Per te guitha pisedheqet qe behen ne spitale e Shqiperis. Vec bisnes! Jeta e njeriut nuk vlen asgje!

    Përgjigju
  • shqip: 26/06/2024 01:56

    Prandaj ka shku cmimi i vilave 2 miljon euro. Pare gjaku. Puno tri pune me rroga 1 miljon e ste del. vilat jane akumulim paresh te grabitura jo me pistolate por me korrupsion

    Përgjigju
    • Fiks: 26/06/2024 09:45

      Po e drejte. Nuk vjedhin vetem politikanet dhe kriminelet. Ky popull e paska pas krimin dhe korrupsionin ne gjak. Cdo sektor i perlyer, ne cdo drejtim kush ka mundesi ja fut tjetrit dhe i pin gjakun. Prandaj i ke te gjithe ne tiran me makina 100mij euro dhe vilat nga 2 milion sepse ne cdo sektor maskarai dhe krimineli po ben kerdine.

    • I kualifikuari: 26/06/2024 08:14

      Rrogat janë rritur 1000euro. Po ka inflacion në korrupsion kështu që sado t'i bësh rrogat korrupsioni s'të lë gjë pa marrë. Pse ikin Shqiptarët thotë ai i korruptuari?

  • Kaps: 25/06/2024 23:50

    Si mund t'i thuash shperdorim detyre apo korrupsion kesaj qe bejn kta kriminela. Kto jan organizat terroriste me qellim shfarosjen e kombit shqiptar!

    Përgjigju
  • gasper: 25/06/2024 23:16

    Ne QSUT ne cdo pavijon mbizotëron krimi i organizuar,te gjith vjedhin pacientet me forma te organizuara si puna e kardio kirurgut hajdut Ervin Prifti dhe çfar pësoi asgjë i heqin nga spitali dhe keta i mbledh privati.

    Përgjigju
  • AltinTop: 25/06/2024 20:11

    Ore lerini keto… shikoni sa ka shkuar numri i turisteve kete vit..kjo ka rendesi.

    Përgjigju
    • Johnny: 26/06/2024 08:20

      Aty po thyejmë rekorde botërore. Për të mos thënë se sa të kënaqur janë turistët me shtetin tonë. Shtet turistik kemi bo. Populli le të ankohet, karvani për para.

    • Rama: 26/06/2024 01:18

      Mire thu ti,harrova te raportoj sot!

  • Qytetarja: 25/06/2024 18:38

    Keta jane kriminele E pesofshin dhe te shikojne te vuajne siç vuajne keta njerez fat keq atje ku I dhemb me teper Pse u mjek kasap koke lope mire I rope nga leket por si nuk ke pak humanizem por thua vari keshtu Ishalla i varin dhe te rrjepin ne burg ku do shkosh leshte ty o kafshe Njerez ndergjegjesohuni denonconi mos kini frike nga keta plehra qe ska e meshire Nqse nuk u pelqen paga e shtetit le te punojne ne privat por jo te hane ne dy krahe Kush punon ne shtet dhe kryen abuzime te tilla vendin ta kete ne burg U kalbshit ne burg dhe i shpenzofshi ato qe keni fituar me ato semundje te atyre njerezve qe i ripni

    Përgjigju
  • Shaban: 25/06/2024 18:17

    Emiljano eshte burrels dhe paska qene katil edhe me patriotet e vet. Tash po ja kendojne kengen ne burrel. Ka edhe nje vella ne angli qe sigurisht nuk eshte profesor. Le tja germoje spak pasurine se ju del boja kollaj.

    Përgjigju
  • ilirjan: 25/06/2024 17:55

    Keta jane KRIMINELE.Detyrim paraqitje... nje TALLJE! Te vrases njerez... si mund te quhet ndryshe?!

    Përgjigju
    • vlonjati: 26/06/2024 06:04

      KETA KRIMINELE PA DYSHIM DUHEN TE DENOHEN.NE LABERI THONE TE HASH NGA TE VDEKURIT.PUNA E MITMARJES ESHTE QE NGA SARANDA DERI NE SHKODER NE TE GJITHA DEGET E MJEKSISE,OPERACIONEVE,SHTRIMEVE ,ANALIZAT LABORATORIKE ,EKZAMINIMEVE IMAZHERE ETJ.ESHTE NJE ANTI HUMANIZM I PA PARE NE BOTENE SHENDETSISE.NUK KA OPERACIONE PA PARA kini mendjen se mos na dalin te pafajshem nga gjykatesit e pleave per mungese faktesh Sistemi juridik dhe shendetsor dy hallkat me te korruptuara ne shqiperi.Filloi ne 1992 dhe do mbaroje ne vitin 2100 nuk eshte shaka.MJER AI POPULL QE PAGUAN.POLITIKE E SUPERDEGJENERUAR SOLLI KETO DEGJENERIME NE KETO FUASHA .PARATE MARRAMENDESE TE POLITIKANEVE ,TE GJYKATATAVE ,PROKUROREVE ,TE SHENDETSIS E KONVERTO SHQIPERINE NE NJE VEND TE AFRIKES.PARA ME MILIONA EURO NGA 15 SHTEPI CDO I SUPERKORRUPTUAR ,LLOGARIRA JASHTE SHTETI.UNE ME PESIMIZM THEM SE NUK KA ZGJITHJENDERGJEGJIA ANTINJEREZORE ,MAKTHI PER PARA,DROGA ,PROSTITUCIONI JASHTE NE BASHKEJETESE ,PER TE ARDHUR KE, NE MODUS VIVENTI TE ATIJ KOMBI

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, drejtuesi i mjetit humb kontrollin, makina përmbyset në rrugë

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, drejtuesi i mjetit humb kontrollin, makina përmbyset në rrugë