Euro 2024/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen gjenerale para Spanjës! Tifozët në mbështetje të ekipit

DORTMUND - Kombëtarja shqiptare e futbollit është e fokusuar 100 përqind në ndeshjen kundër Spanjës, e vlefshme për raundin e tretë dhe të fundit në Grupin B të Euro 2024.

Nesër në 21:00 në stadiumin e Dusseldorfit të shumtë do jenë tifozët kuqezi në mbështetje të ekipit, teksa tri pikë na bëjnë punë për kualifikimin. Ekipi, i drejtuar nga Sylvinho ka zbritur në fushën stërvitore të "Kaiseraut" në Dortmund për stërvitjen gjenerale.

Në orën 15:30 të gjithë kanë qenë të gatshëm për stafin teknik, ndërsa nuk kanë munguar as tifozët në mbështetje të ekipit. Veç tyre, edhe kreu i FSHF-së Armand Duka ka zbritur në fushë për të motivuar lojtarët. Duhet kujtuar se sulmuesi Mirlind Daku nuk do jetë i gatshëm për trajnerin, pas dënimit me dy ndeshje nga UEFA.

Pas stërvitjes së sotme ekipi do udhëtojë drejt Dusseldorfit ku në orën 18:45 trajneri Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti do flasin për mediat. Ashtu si në ndeshjen kundër Kroacisë në Hamburg, edhe në këtë duel stërvitja finale nuk do jetë në stadiumin e ndeshjes, kjo për të ruajtur tapetin e fushës për 90 minutat e së hënës mbrëma.

S.DH/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa një bazë izraelite

Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa një bazë izraelite