Euro 2024/ UEFA dënon kombëtaren shqiptare pas një muaji, FSHF gjobë të majme! Tifozët 'kushtojnë' 201 mijë e 375 euro

Euro 2024/ UEFA dënon kombëtaren shqiptare pas një muaji, FSHF gjobë të majme! Tifozët 'kushtojnë' 201 mijë e 375 euro

Tifozët e Kombëtares

Një muaj nga ndeshja e fundit që kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi në Euro 2024 (humbja 1-0 me Spanjën), FSHF-së i vjen një gjobë prej 30 mijë eurosh nga UEFA, kjo për sjelljen e tifozëve kuqezi.

Nëpërmjet një njoftimi, UEFA ka bërë të ditur se ka marrë një vendim ndaj Shqipërisë për shkak të ngjarjeve në ndeshjet Kroaci - Shqipëri dhe Shqipëri - Spanjë në Euro 2024, ku objektiv i hetimit ishte sjellja “raciste/ diskriminuese” e tifozëve shqiptarë.

“Komisioni i Etikës dhe Disiplinës vendosi të gjobitë FSHF 30 mijë euro dhe të ndalojë Federatën nga shitja e biletave për ndeshjen e saj të radhës në kompeticionet e UEFA-s si udhëtuese, për sjellje raciste dhe diskriminuese të mbështetësve të saj. Dënimi në fjalë për shitjen e biletave do të jetë i pezulluar në një periudhë prove prej dy vitesh”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s.

FSHF duhet të paguajë gjobën, ndërsa dënimi i pezullimit të shitjes së biletave ndaj tifozëve shqiptare në një ndeshje jashtë fushe, do të hyjë në fuqi vetëm nëse në dy vitet e ardhshme do të evidentohen incidente të ngjashme.

UEFA dënon për herë të katërt kombëtaren shqiptare dhe rrjedhimisht FSHF-në për sjelljen e tifozëve.

Në ndeshjen e parë kundër Italisë, FSHF u gjobit me 37.375 euro, për përballjen kundër Kroacisë me 47.500 euro dhe për ndeshjen kundër Spanjës me 86.500 euro.

Veç këtyre shumave, tanimë shtohet edhe gjoba për diskriminim me 30.000 euro. Në total sjellja e tifozëve në tre ndeshjet e grupeve të Euro 2024 i ka kushtuar FSHF-së plot 201.375 euro gjoba në total.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri