TIRANE- Monedha e përbashkët ka arritur dje në nivelin më të lartë të këtij viti. Një euro u këmbye me 141.5 lekë, nga 141.4 lekë që ishte një ditë më parë, ndërkohë që niveli më i lartë i arritur deri tani ishte në qershor me 141.44 lekë. Në qershor u konstatua kërkesë e lartë nga bankat për llogari të firmave të huaja që transferonin fitimet, por dhe një dalje e pazakontë e kursimeve nga bankat që u lidh me lëvizjet dhe transferimet e valutës jashtë në prag të zgjedhjeve.

Gjatë ditës së djeshme, efektin kryesor duket se e kanë dhënë lëvizjet në tregjet ndërkombëtare, ku dollari u kuotua në nivelin më të ulët në tetë muaj ndaj euros, si rrjedhojë e mbylljes së qeverisë amerikane. monedha e gjelbër ra për të dytën ditë ndaj euros, teksa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Boehner sinjalizoi një mungesë progresi në zgjidhjen e ngërçit fiskal të SHBA-ve. Nga ata tjetër, euro u ndihmua dhe nga një raport që tregoi se shërbimet në eurozonë ishin rritur këtë muaj më shumë sesa parashikimi fillestar. Dollari ra në 1.3623$ për euro, niveli më i ulët që nga 4 shkurti. Në tregun vendas dollari ra me 0.5 lekë në 104.3 lekë.

Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)