Euro në nivel të ulët, ekspertët: Paratë informale në ndërtim, faktor ndikues
Kjo javë ka nisur me një forcim të monedhës vendase ndaj të gjitha valutave, por që gjithsesi mbetet e frenuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Foto Ilustruese
Kjo javë ka nisur me një forcim të monedhës vendase ndaj të gjitha valutave, por që gjithsesi mbetet e frenuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.38 lekë, me një rënie prej 0.11 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar.
Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i muajit qershor, kohë kur Banka e Banka e Shqipërisë filloi një ndërhyrje të jashtëzakonshme në treg me synim frenimin e rënies së euros. Kjo e fundit u nënçmua nga gati 134 lekë që ishte në ditët e para të janarit në 124.17 lekë në fillim qershori, niveli më i ulët në 10 vjet.
Ndërhyrjet e Bankës e rritën euron në ditët e para deri afër 130 lekëve, por më pas kursi u stabilizua në nivelin e 126 lekëve. Me fillimin e gushtit, kur tradicionalisht ka ofertë të shtuar nga emigrantët dhe turistët, euro ka shfaqur tendenca nënçmuese, që gjithsesi kanë arritur të mbahen nën kontroll nga Banka e Shqipërisë, e cila ka deklaruar se do të jetë vazhdimisht e pranishme në treg për të frenuar rënien e euros.
Në krahasim me fillimin e gushtit, euro ka rënë vetëm me 0.2 lekë, teksa luhatjet në ulje-ngritje kanë qenë të ulëta. Mbajtja nën kontroll e euros, në një kohë që ajo ishte e dobët në tregjet ndërkombëtare për shkak të krizës turke, ka bërë që dollari të rritet, me synim ruajtjen e raporteve në tregjet ndërkombëtare, duke u ngjitur deri afër 111 lekëve një javë më parë, niveli më i lartë që nga janari. Por ditën e sotme edhe monedha e gjelbër ka shënuar rënie, duke u këmbyer me 109.88 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës, 0.32 lekë më pak se të premten.
Ekspertët e kursit të këmbimit pohojnë se në këto kushte është e vështirë që të bëhen parashikime se si do të jetë ecuria e kursit të këmbimit në muajt në vijim. Nëse do të fillojë një fluks i ri ndërtimesh, kryesisht në kulla, ata presin që të hyjë sërish më shumë valutë në treg, duke ushtruar presion për nënçmimin e monedhës së përbashkët. Kanalizimi i parave informale në ndërtim ishte dhe një nga faktorët që ndikuan rënien e euros në pjesën e parë të vitit, sipas ekspertëve./Monitor
Kursi i këmbimit lekë/ euro
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 4037
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
18 Tetor, 21:06
-
Kursi ‘djallëzor’ mund Bankën e Shqipërisë, edhe pse bleu valutë përgjatë dy muajve euro vijoi zhvlerësimin
23 Gusht, 13:58
-
Jo euro në dyqane, restorante, farmaci e qendra tregtare! BSH për Report TV: Opsion edhe vendoja e një tavani për cdo pagesë me monedhën evropiane
14 Gusht, 16:31
-
Rënia e euros ul të ardhurat/ Raporti vjetor: Të ardhurat nga TVSH në tkurrje! Forcimi i lekut, dëmton buxhetin
28 Korrik, 16:36
-
Kush e rrëzoi euron?! Ndonëse ra në nivele rekord, në Shqipëri ka hyrë më pak valutë zyrtarisht
11 Qershor, 09:04
-
Në 3 muaj 1.5 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë, 47% më shumë se vjet! Vijon zhvlerësimi i euros
25 Prill, 14:15
-
Fasoneritë humbje 110 mln € prej rënies së euros, qeveria ju jep garancinë sovrane! Pro-eksport: Norma e interesit jo mbi 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë
21 Shkurt, 16:31
-
Krujë/ Fasonët të prekur nga rënia e euros dhe eksporteve! 1200 punonjëse u larguan nga puna në 48 orë, paralajmërojnë protestë
11 Janar, 15:36
-
Keni uri gjatë natës? Zbuloni disa nga arsyet shëndetësore pse ju ndodh kjo gjë
18 Dhjetor 2023, 12:35
-
Rënia e euros, Zusi në Report Tv: S’po kërkojmë financim për veten, por edhe për punonjësit! ‘BSH’ po e trajton problemin si në vitet 90
28 Korrik 2023, 19:47
-
Euro nis ngjitjen e lehtë në kursin e këmbimit, sot monedha evropiane kuotohet me 106 lekë në shitje
28 Korrik 2023, 09:30
-
Rënia e euros, Edvin Prence: Për 6 muaj bizneset e eksporteve 100 milionë euro humbje! Banka e Shqipërisë të ndërhyjë
27 Korrik 2023, 15:00