Prezenca e produkte ‘Made In Albania’ në tregjet e huaja është më e ulët se vjet, jo vetëm në vlerë por edhe në sasi. Nga të dhënat e INSTAT, këtë vit bizneset tona kanë shitur jashtë vendit mallra me vlerë 285.8 miliardë lekë, ose afro 3.1 milionë tonë mallra, kryesisht lëndë djegëse, energji elektrike, materiale ndërtimi dhe produkte ushqimore. Në raport me 9 mujorin e vitit të kaluar sasia e mallrave të eksportuara është tkurrur me mbi 9 mijë tonë, ndërsa në vlerë rënia e eksporteve përllogaritet në 47.4 miliardë lekë.
Ndikim të fortë në këtë zhvlerësoi të vlerës së produktit vendas në tregun e huaj, po jep tkurrja e euros. Pasi i njëjti produkt i shitur këtë vit po kushton më pak se vjet pasi monedha në të cilën tregtohet që është EURO sot vlen 7.58 lekë më pak se në 2023-shin. Nëse në tetor të 2023 një euro këmbehej me 106.3 lekë, sot ka zbritur në 98.7 lekë.
Bazuar në këto të dhëna rezulton se 1 kilogram produkt shqiptar i shitur jashtë vendit ka kushtuar mesatarisht 91.4 lekë, nga 106.2 lekë/kg që vlente vjet, duke u zhvlerësuar me 14.8 lekë për kilogram, ku 51% e uljes së vlerës është shkaktuar nga tkurrja e fortë e monedhës evropiane. Faktor tjetër thonë ekspertët që ndikon në rënien e eksporteve është edhe ulja e çmimeve në krahasim me krizën e inflacionit ndikon në rënien e vlerës së eksporteve.
Kurse sa i takon importeve, bizneset tona kanë blerë jashtë vendit 4.6 milionë tonë produkte me vlerë 665.6 miliardë lekë. Krahasuar me janar-shtatorin e vitit të shkuar janë importuar 582 mijë tonë më shumë, e përkthyer në vlerë plus 15.4 miliardë lekë. Më shumë kemi blerë lëndë djegëse për shkak të importit të lartë të energjisë gjatë muajve të verës, ndjekur nga materialet e ndërtimit dhe të produkteve ushqimore.
Edhe mallrat e importuara po kushtojnë më pak se vjet po për të njëjtët faktorë, kursi i këmbimit dhe rënia e çmimeve në tregjet e huaja. Një kilogram produkt i importuar kushtoi mesatarisht në këtë 9 mujor 143.6 lekë nga 160.4 lekë që ishte vjet.
Ajo që vihet re nga të dhënat e INSTAT, ka të bëjë me dominimin e mallit të importit përkundrejt prodhimit vendas në tregun ushqimor, në kushtet kur produktet e fermerëve tanë përfundojnë nëpër kanale se s’ka treg. Për çdo një kilogram produkt ushqimor-bujqësor të shitur, vendi ka blerë nga jashtë 2.7 kilogramë. Një kilogram ushqim i eksportuar nga vendi ka kushtuar mesatarisht 108.4 lekë, ndërsa ushqimi i importuar këtë vit ka kushtuar mesatarisht 121.6 lekë kilogrami.
TREGTIA E PRODUKTEVE USHQIMORE
Importet 962,236 tonë
Eksporte 355,494 tonë
Deficiti tregtar 606,742 tonë
TREGTIA E MALLRAVE EKSPORTE
Janar-Shtator 2023 3,135,677 tonë
Janar-Shtator 2024 3,126,623 tonë
Diferenca -9,053 tonë
TREGTIA E MALLRAVE IMPORTE
Janar-Shtator 2023 4,051,924 tonë
Janar-Shtator 2024 4,634,259 tonë
Diferenca +582,335 tonë
Janar-Shtator 2023 333,252 mln lekë
Janar-Shtator 2024 285,811 mln lekë
Diferenca -47,441 mln lekë
VLERA E EKSPORTEVE
Janar-Shtator 2023 106.2 lekë/kg
Janar-Shtator 2024 91.4 lekë/kg
Zhvlerësimi 14.8 lekë/kg
IMPORTET E MALLRAVE NË LEKË
Janar-Shtator 2023 650,242 mln lekë
Janar-Shtator 2024 665,644 mln lekë
Diferenca +15,402 mln lekë
VLERA E IMPORTEVE
Janar-Shtator 2023 160.4 lekë/kg
Janar-Shtator 2024 143.6 lekë/kg
Zhvlerësimi -16.8 lekë/kg
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3704
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor, 12:20
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor, 11:05
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor, 16:05
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor, 20:29
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor, 18:39
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
29 Nëntor, 08:07
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor, 07:52
-
Thellohet rënia/ Eksportet e mallrave tkurren me 530 mln euro nga janari në tetor!
18 Nëntor, 14:09
-
Euro thellon rënien, po blihet me 97 lekë dhe shitet me 98 lekë! Monedha Evropiane është zhvlerësuar me 6.5% krahasuar me vjet
8 Nëntor, 17:20
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor, 16:53