Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave përgjatë vitit të kaluar, nuk ndikoi pozitivisht vetëm në uljen e inflacionit por edhe në tkurrjen e borxhit publik. Nënçmimi i monedhave të huaja, që dëmtoi eksportuesit duke ju shkaktuar me miliona euro humbje, ka ‘shpërblyer’ thesarin e shtetit, pasi ka zhvlerësuar borxhin e huaj.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave borxhi publik në vitin 2024 ka prekur nivelin më të ulët të dekadës, duke rënë në 54.7% të PBB-së ose rreth 2.8% më pak se në dhjetor të vitit 2023. E përkthyer në vlerë borxhi i vendit përllogaritet në 13.6 miliardë euro.
Bazuar në këtë raport, duket se rënia e borxhit ka ardhur kryesisht prej zhvlerësimit të valutave, pasi borxhi i jashtëm që merret në monedhë të huaj është në rënie me 3% krahasuar me vitin 2023, ndërsa borxhi i brendshëm që merret në Lekë, është në rritje të lehtë.
Në vlerë, borxhi i jashtëm ka zbritur në 5.7 miliardë euro nga 5.9 miliardë euro që ishte në vitin 2023, ndërsa borxhi i brendshëm është rritur nga 7.2 miliardë euro në 7.7 miliardë euro. Megjithatë këto vlera të borxhit pritet të ndryshojnë këtë vit, pas marrjes së eurobondit prej 650 milionë euro pak ditë më parë, që mund të sjellë rritje të borxhit të jashtëm.
Zhvlerësimi i valutave dhe kryesisht i euros e ka bërë më të lirë borxhin e huaj, për shkak se këstet e shlyerjes së tij kanë qenë më të ulta se në 2023-shin. Konkretisht nëse një këst prej 100.000 euro në 2023 kushtonte 10.3 milionë lekë, më kursin e vitit të shkuar kjo vlerë ra në 9.8 milionë lekë të reja, pasi këmbimi mesatar i euros vjet sipas ministrisë ishte 98 lekë.
Borxhi publik i Shqipërisë është i përqendruar kryesisht për mbështetje buxhetore, për sektorin e transportit, energjisë elektrike dhe për ujësjellës kanalizime.
BORXHI PUBLIK I SHQIPËRISË
Viti 2023 57.5% të PBB
Viti 2024 54.7% të PBB
Diferenca 2.8% të PBB
BORXHI PUBLIK SIPAS MONEDHËS
Borxhi i brendshëm 7.883 mln € ose 31.61% e PBB
Borxhi i jashtëm 5.766 mln € ose 23.12% e PBB
Borxhi në total 13.649 mln euro
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.6%
-
Pak
20.3%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 1112
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave
20 Mars, 21:25
-
'Mësim' nga IPA dhe IPARD, qeveria strategji për të mbrojtur fondet e BE: Hetim 'pa radhë' abuzimeve, IT e sofistikuar për të 'kapur' shkeljet
20 Mars, 17:17
-
Viti 2025 i mbarë për thesarin, por jo për investimet publike! Në dy muaj u mblodhën 1.1 mld €, konsumi e tatimi i pagave rrisin të ardhurat
20 Mars, 16:43
-
Ngrihet shoqëria shqiptaro-arabe për prodhimin e pullave fiskale! Aksioner, edhe ish-koncensionari SICPA
19 Mars, 15:18
-
Fasonët në ‘lëngim’, vijon rënia! Sipërmarrësi: Përshtatja me rënien e Euros, e pamundur! Partnerët po na lënë për Afrikën
18 Mars, 15:36
-
'Boll kam pritur!'/ Mesazhi i Braçes: Betejë për pensionistët, nderin dhe dinjitetin! Dua të jem në Kuvend për të luftuar ‘frikën’ e ministrave të Financave (mes tyre Ahmetaj)
18 Mars, 10:47
-
Prokuroria konfiskon 500 mijë euro e dy pasuri të Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj! Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt u dënua për fshehje dhe mosdeklarim të aseteve (VENDIMI)
12 Mars, 15:33
-
Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali, e zëvendëson Erjona Bejleri (VENDIMET)
12 Mars, 15:30
-
Ngec rishikimi i skemës së TVSH në bujqësi, Ministria e Financave kërkon kohë, deputetët: Kjo është tallje! Braçe: Puna ime e fundit në komision
11 Mars, 11:36
-
Mbledhja e Qeverisë, Florian Semani emërohet zv/ministër i Financave (VENDIMI)
6 Mars, 16:21
-
Profesionet e lira nuk 'shpëtojnë': Nëse kanë 80% të të ardhurave nga një klient do tatohen 13-23%
4 Mars, 11:44
-
Të ardhurat rriten ndjeshëm, 100 mln € më shumë se janar 2024! Por shpenzimet sërish me 'kursim'
3 Mars, 17:00