Euro në rënie të lirë! Banka e Shqipërisë: Në korrik u këmbye me 116 lekë! Prurjet e larta në sezon turistik po zhvlerësojnë monedhën europiane

Monedha e përbashkët evropiane e mbyll muajin korrik në nivelin më të ulët të saj historik teksa po këmbehet me 116 lekë. Vetëm brenda këtij muaj Euro është zhvlerësuar me më shumë se 3 lekë përballë lekut, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë rënia e euros është edhe më e fortë nëse si referencë merren vlerat me të cilat ajo këmbehet në zyrat e këmbimit valutor, ku monedha evropiane u blihet qytetarëve për 113 deri 114 lekë, ndërsa u shitet atyre deri në 118-119 lekë.

Në raport me korrikun e një viti më parë Euro është zhvlerësuar me 5 lekë, pasi vjet monedha evropiane këmbehej afër nivelit 122 lekë. Turizmi evidentohet si shkaku kryesor për këtë zhvlerësim të monedhës evropiane, pasi ka shumë prurje për shkak të hyrjeve të larta turistike, ndërsa nga ana tjetër ka më pak kërkesë për valutë. Ndikim në uljen e kërkesës për euro po jep edhe ngadalësimi i tregtisë, që në 2 muajit e fundit ka shfaqur shenja ngadalësimi. 

Dobësimi i monedhës evropian në raport me Lekun, në njërën anë ndihmon importuesit të cilët blejnë në euro dhe shesin në lekë, si dhe ata individë apo subjekte që kanë detyrime në euro dhe të ardhurat e tyre në lekë, dhe nga ana tjetër godet eksportuesit që blejnë me lekë e shesin me euro, të cilët për produktet që do të tregtojnë jashtë vendit do të fitojnë më pak si pasojë e këtij nënçmimi të monedhës evropiane.

Luhatjet e Euros janë të ndikuara ndjeshëm edhe nga lufta në Ukrainë, pasi edhe në tregjet ndërkombëtare vlera e saj është e paqëndrueshme, ndërsa nga ana tjetër janë fuqizuar pozitat e dollarit i cili në muajin korrik arriti të këmbehej me 117 lekë aq sa dhe Euro.

A.M./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher