Euro2016, Arsenal jep 15 milion
sterlina për futbollistin Elseid Hysaj

Euro2016, Arsenal jep 15 milion<br />sterlina për futbollistin Elseid Hysaj
Plot 15 milionë sterlina është oferta e Arsenal për mbrojtësin e kombëtares sonë, Elseid Hysaj. Paraqitja e mbrojtësit tonë në ndeshjen e parë kundër Zvicrës i ka bërë përshtypje teknikut të topçinjve, Arsen Venger që ka lëshuar sinjalet e para drejt Hysajt. 

Tashmë pritet që nga ana e Arsenalit të konkretizohet oferta. Sipas mediave britanike, roli i Hysajt si tek ekipi i tij i Napolit apo edhe tek kombëtarja shqiptare, është pikërisht pozicioni me të cilin Venger kompleton repartin e mbrojtjes.
 
Por kjo ofertë nuk është e vetmja në drejtim të Hysajt.
 
Prej muajsh ai është nën vëzhgimin e gjigantëve të Barcelonës, si zëvendësues të Dani Alves. Por jo vetëm Arsenal dhe Barcelona. Pasi për shërbimet e Hysajt janë të interesuar edhe disa prej ekipeve më të mëdha të Evropës. 


Chelsea and Manchester United janë gjithashtu duke monitoruar Hysajn, por deri më tani nuk ka ndonjë ofertë konkrete nga dy ekipet. Hysaj i kushtoi Napolit 5 milionë sterlina në qershor të 2015-ës kur e transferoi nga ekipi i Empolit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin