Euro2016, Ronaldo e Bale
luftojnë sot për biletën e Finales

Euro2016, Ronaldo e Bale<br />luftojnë sot për biletën e Finales
Portugalia e Uellsi ndeshen sot në orën 21, në “Stade de Lyon” për një vend në finale e madhe të Euro 2016. Kjo sfide vë përballë jo vetëm dy kombëtare por edeh dy super-yje që janë shokë skuadre. Cristiano Ronaldo ëndërron të shkojë sërish në një finale pas dështimit për ta fituar në Euro 2004, por po kaq shumë ëndërron edhe Gareth Bale që do të hyjë në histori me Uellsin e tij. Dy skuadra që pakkush i priste të shkonin kaq larg pavarësisht super-yjeve që kanë në përbërje, tashmë janë vetëm një hap larg finales. Vlen për t’u përmendur se Portugalia e Uellsi nuk kanë histori përplasjesh. Vetëm një ndeshje miqësore në vitin 2000 e fituar 3-0 nmga portugezët është shumë pak për të folur për statistika midis tyre. Të dy rivalët e sotëm kanë shumë ngjashmëri me njëri-tjetrin, pavarësisht karakteristikave të ndryshme të lojtarëve.

Portugalia
Portugezët janë më teknikë në lojën e tyre natyrale, por trajneri Fernando Santos ka ditur të krijojë një grup shumë solid, sidomos në lojën mbrojtëse. Këtë e tregon më së miri rruga e Portugalisë deri në Euro 2016 e sidomos ecuria në këto pesë ndeshje të luajtuar në Francë. Me Fernando Santon në “timonin” e saj Portugalia nuk njeh humbjen në asnjë ndeshje zyrtare. Me një lojë mjaft të mirë mbrojtëse dhe duke shfytëzuar talentin e Cristiano Ronaldo apo edhe të të riut Sanches dhe të të ringjallurve Quaresma e Nani, portugezët  besojnë se e kanë gjetur “recetën” e suksesit në këtë Europian, ku duhet theksuar se edhe fatin e kanë pasur me vete, duke kaluar dy ndeshjet me eliminim direkt falë 11-metërshave. Gjithsesi mos arritja e asnjë fitoreje në këtë Europian është një factor që tregon qartë se kjo Portugali ka shumë mangësi.

Uellsi
Këto mangësi do të përpiqet që të shfrytëzojë Uellsi dhe trajneri i tij Chris Coleman. Me një lojë plot gjallëri, por edhe me shumë cilësi Uellsi është me meritë të plotë në gjysmëfinale. Entuziazmi tek uellsianët e etur për sukses është shumë i madh. Gareth Bale është me të drejtë lideri i kësaj skuadre, por “motori” i saj është shpirti që të 11 lojtarët që përzgjedh Coleman japin në fushë. 11 luftëtarë të vërtetë. Por për këtë ndeshje kaq të rëndësishme Uellsi ka një mungesë të madhe, Aaron Ramsey është i pezulluar. Sipas informacioneve të mediave britanike trajneri Coleman ka vendosur që mesfushorin e Arsenalit ta zëvendësojë Andy King i Leicester City. Vendimi i trajnerit për të future King në vend të Ramsey tregon se Uellsi do të synojë një lojë sulmuese, pasi ai është lojtari i Leicester është  mesfushor me tipare sulmuese. Gjithashtu ka shumë mundësi që Coleman të bëjë edhe një ndryshim tjetër në formacion, ku mbrojtësi i krahut të majtë Ben Davies të ulet në stol dhe në vend të tij të luajë 32-vjeçari James Collin i West Hames.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re