Eurodeputeti grek reagon sërish: Arrestimi i Belerit ‘krejtësisht anti-evropian’

Eurodeputeti grek reagon sërish: Arrestimi i Belerit ‘krejtësisht anti-evropian’

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Margaritis Schinas

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, njëkohësisht edhe eurodeputet i zgjedhur i Greqisë, ka reaguar sërish sa i takon çështjes së arrestimit të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, duke e quajtur ndalimin e tij si “krejtësisht anti-evropian”.

Beleri u arrestua dy ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 14 majit 2023, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, nën akuzën e shitblerjes aktive të votës.

Por, për Schinas, ndalimi nuk ka qenë në frymën e duhur ligjore, por në atë politike.

Përmes një videoje të regjistruar, ai lëshoi një mesazh gjatë demonstratës së djeshme, të mbajtur nga shoqata Omonia në Himarë, për lirimin e Belerit.

“Ky është themeli për të gjithë ata që duan të bëhen anëtarë të familjes sonë të madhe evropiane. Dhe Shqipëria nuk mund të jetë një përjashtim nga kjo.”

Komisioneri shtoi se i ka kërkuar kolegut të tij përgjegjës për zgjerimin e BE-së “t’i bëjë të qartë Shqipërisë se kjo çështje nuk mund dhe nuk duhet të bëhet barrierë, mur, për aspiratat europiane të vendit dhe të popullit shqiptar”.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Shqipëri “të mos këmbëngulin në një taktikë që nuk është në interes të vendit të tyre, që nuk është në interes të aspiratave evropiane të popullit shqiptar”.

“Ka humbur shumë kohë, por edhe tani, në këtë moment të fundit, nuk është vonë për të korrigjuar padrejtësinë që i është bërë Fredi Belerit. Sepse ajo që po ndodh me Fredin është thellësisht anti-evropiane.

“Kam besim se Fredi do të jetë në gjendje të marrë detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës, pa asnjë opsion tjetër të pranueshëm për Bashkimin Evropian.

Kryebashkiaku i Athinës Kostandinos Bakojanis dhe kryetari i bashkisë së Selanikut, Kostandinos Zervas si dhe kryetarët e bashkive Igumenicë dhe Korfuz, protestuan një ditë më parë në Himarë dhe kërkuan lirimin e Fredi Belerit. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/08/2023 01:39

    Yep,po aq anti-evropian sa masakrat kunder cameve! Me qe ra fjala,c'u bene Sala me Liken,na e lane neve dhe Greqise ne mes ate zog qyqeje me emrin Beleri e nuk po perpiqen t'a mbrojne?! E cuditshme!

    Përgjigju
  • Sati: 15/08/2023 17:16

    Antieuropian është qëndrimi jua. Harrojeni Himarên.

    Përgjigju
  • Tom Bregu: 15/08/2023 17:09

    Schinas, What you are doing is abuse of your position. 2 face, double standard Shame on you and your position inside the EU group.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishte nisur për pushime me familjen, kryeministri britanik humbet njeriun e dashur

Ishte nisur për pushime me familjen, kryeministri britanik humbet njeriun e dashur