Eurogrupi ka miratuar një kredi prej 7 miliardë Euro për Greqinë.
Arsyeja kryesore e dhënies së kësaj kredie është hapja e bankave greke, të cilat qëndrojnë të mbyllura që prej 2 javësh dhe janë lajmëruar se do të qëndrojnë të mbyllura deri të premten. Ky këst do të plotësojë nevojat ekonomike të shtetit grek.
Kësti prej 7 miliard Euro u miratua menjëherë pas votimit të marrëveshjes në Parlamentin grek.
Në frontin europian, Valdis Dombrovskis, nënpresidenti i komisionit tha se rritja e shumës së kredisë mbi 7 miliardë nga fondi i stabilitit për Greqinë është mënyra më e mirë për përmbushjen e nevojave emergjente të shtetit helen.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO/ Protesta në Greqi