Në shkrim shkruhet se bunkeret gjetën përdorime të shumta, ndërkohë që në të shkruhet edhe për Bunk’Art, të cilin e cilëso si tërheqjen kryesore turistike në Tiranë.
Në 2014 një bunker shumë i madh në periferi të kryeqytetit u shndërrua në Bunk’Art. Fillimisht i ndërtuar për diktatorin Enver Hoxha dhe bashkëpuntorët e tij si strehim, sot ky bunker është shndërruar në një hapësirë të ekspozitave kulturore, performancave dhe koncerteve, duke u renditur në vend të parë në Trip Advizor, duke tërhequr mijëra vizitorë.
Duke parë suksesin e Bunk’Art, në nëntor të vitit 2016 një tjetër muze që do të mbante emrin Bunk’Art 2 do të hapej në qendër të Tiranës. Ndërkohë që bunkeret janë një simbol i të shkuarës së errët të vendit, për ta luftuar këtë perceptim, disa artistë shqiptar i kanë përdorur për të promovuar mesazhe pozitive dhe prosperiteti.
Gjithashtu Euronews e sjell në vëmendje se këta bunkerë të cilët ishin ndërtuar për një luftë e cila nuk u bë kurrë, mund të përdoren për të rritur ekonominë e vendit duke u shndërruar në dhoma frigoriferike, kinema, hostela, muze, vende ekspozitash dhe punishte.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO











