Europa do të paguajë shtrenjtë paktin
për emigrantët që bëri me Erdoganin

Europa do të paguajë shtrenjtë paktin<br />për emigrantët që bëri me Erdoganin
Pakti Faustian i Europës me Rexhep Taip Erdoganin për të kufizuar lëvizjen e refugjatëve mund të ketë një çmim shumë të lartë për t’u paguar. Presidenti autoritar turk ka provuar se është një partner problematik dhe që s’mund t’i zësh besë, dhe kjo është provuar disa herë që prej nisjes së krizës siriane 5 vite më parë.

Por nevoja urgjente e Bashkimit Europian për ndihmë i tejkaloi gjithë dyshimet. Siç e zbuloi edhe Fausti, llogaria vjen në fund. Samiti për refugjatët BE-Turqi në Bruksel i së hënës erdhi menjëherë pas veprimtarisë thuajse kriminale të Erdogan që mbylli gazetën më të madhe opozitare në vend, Zaman. Ky ishte manifestimi më i fundit i fushatës së Erdogan për t’i kyçur gojën çdo zëri opozitar në vend. Ministri i Jashtëm francez Jean-Marc Ayrault tha se sjellja e Turqisë nga gazetarëve është e papranueshme.

Por ajo ishte thjesht një shenjë proteste, asgjë më shumë. Franca ashtu si dhe liderët e tjerë europiane nuk dëshiron të përkeqësojë krizën e refugjatëve që ka përfshirë pjesën më të madhe të Europës. Bashkëveprimi me Turqinë në zmbrapsjen e refugjatëve dhe kufizimin e ardhjes së tyre në Europë, përdoret për të qetësuar opinionin e irrituar publik.

Angela Merkel, Liderja më me ndikim në Europë është gjithashtu më e ekspozuara. Ajo është përballur me sulme të shumta nga të gjitha drejtimet që kur vendosi të hapë dyert për emigrantët. Të djelën që vjen tre lande në Gjermani do të mbajnë zgjedhjet lokale të cilat janë një test real për të parë mbështetjen që ka Kancelarja e Hekurt.

Armiku i vjetër turk, Greqia, ashtu sie dhe Austria po përballet me presione të ngjashme, dhe Erdogani e di fare mirë këtë gjë. Dhe presionet po shkojnë të gjitha në favor të Erdoganit. Kërkesa e tij për 3 miliardë euro ekstra për të negociuar krizën e refugjatëve si dhe lëvizja e lirë e qytetarëve turkë në Europë janë ndoshta vetëm fillimi i shantazheve të tij.

Por megjithëse Brukseli cilëson Turqinë si një vend të sigurt për qendrimin e refugjatëve, Amnsity International thotë të kundërtën. Sipas AI refugjatët në Turqi po jetojnë në kushte të mjerueshme. Sulmet e Erdogan ndaj medias së lirë pasqyrojnë më së miri diktatin që ai do të vendosë mbi shoqërinë civile, mediat dhe çdo organizatë tjetër jovqeveritare.

Madje edhe bizneset private që nuk “kënaqin” Erdoganin, si Boydak Industry, po persekutohen rëndshëm nga qeveria. Stili Erdogan është i ngjashëm me atë të rivalit të tij, Putin. Ai po kërkon të vendosë një ekzekutiv të plotëfuqishëm. Por për të gjitha këto çështje Europa ka heshtur. Halli i tyre tani është tjetërkund. Edhe lufta e Erdogan kundër luftëtarëve kurdë nuk është përmendur nga europianët, megjithëse prej disa javësh ai po bombardon lokacionet e tyre ditë e natë.

Sjellja e Erdoganit e ka shndërruar luftën ne Siri nga një luftë civile në një fushëbetejë për fuqitë e mëdha botërore. Gjithçka nisi pas provokimit turk që rrëzoi avionin rus duke nisur kështu një konflikt deri tani diplomatik, mes NATO-s dhe Rusisë. Teksa raporti Turqi-Rusi ende nuk është rregulluar, Erdogan, si një politikan kokëfortë që është nuk i pranon asnjëherë gabimet e tij. Dhe shumë shpejt ai mund të ndërrojë kurs në çdo çështje apo aspekt të politikës së jashtme.

Kjo e bën atë një partner të paparashikueshëm për një BE të dëshpëruar! /Tema/

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi