Europa, i vetmi rajon me rritje të vdekjeve nga koronavirusi

Europa, i vetmi rajon me rritje të vdekjeve nga koronavirusi

Foto ilustruese

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vdekjet nga koronavirusi në Evropë u rritën me 5% javën e fundit, duke e bërë atë rajonin e vetëm në botë ku vdekjet nga COVID-19 u shtuan. Agjencia e OKB-së tha se rastet e konfirmuara u rritën me 6% në shkallë globale, të nxitura nga rritjet në Amerikë, Evropë dhe Azi.

Në raportin e saj javor mbi pandeminë të publikuar vonë të martën, OBSH-ja tha se vdekjet nga COVID-19 në të gjitha rajonet përveç Evropës mbetën të qëndrueshme ose ranë, dhe arritën në 50,000 në mbarë botën javën e kaluar. Nga 3.3 milionë infeksione të reja të raportuara, 2.1 milionë ishin në Evropë.

Kjo ishte java e shtatë radhazi që rastet e COVID-19 vazhduan të rriten në 61 vendet që OBSH-ja numëron në rajonin evropian, i cili shtrihet përmes Rusisë në Azinë Qendrore.

Ndërsa rreth 60% e njerëzve në Evropën Perëndimore janë plotësisht të imunizuar kundër COVID-19, vetëm rreth gjysma e tyre janë vaksinuar në pjesën lindore të kontinentit, ku zyrtarët po luftojnë për të kapërcyer hezitimin e përhapur për vaksinat.

OBSH-ja tha se infeksionet kanë rënë në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Juglindore që nga korriku.

Brenda Evropës, OBSH-ja tha se numri më i lartë i rasteve të reja ishte në Rusi, Gjermani dhe Britani. Agjencia vuri në dukje se vdekjet u rritën me 67% në Norvegji dhe me 38% në Sllovaki.

Agjencia shëndetësore e cilësoi më parë e klasifikoi Evropën si epiqendrën e pandemisë në vazhdim dhe paralajmëroi se mund të ketë 500,000 vdekje të tjera deri në shkurt nëse nuk ndërmerren veprime urgjente në kontinent.

Javën e fundit, Austria vendosi kufizime të rrepta në lëvizjen e njerëzve të pavaksinuar, Holanda dhe disa vende të tjera evropiane kanë rivendosur masat kufizuese në përpjekje për të ngadalësuar infeksionet ndërsa Britania e Madhe vendosi të përdorë doza përforcuese për të gjithë banorët mbi 40 vjeç./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë