Juventus ka siguruar fitoren e dytë në Europa League. ‘Zonja e vjetër’ ia doli të fitojë 1-2 me përmbysje kundër Celta Vigo-s megjithëse spanjollët realizuan të parët me Alvarez. Në pjesën e dytë Ëoltemade barazoi shifrat, ndërsa golin 3 pikësh do ta realizonte Kolo Muani. Ky sukses e mban Juventusin në vendin e para në renditjen e përgjithshme, të ndjekur nga Bayern Leverkusen me pikë të barabarta. Gjermanët në javën e dytë mposhtën 0-4 Lezh Poznan.
Tre pikët e para në Europa League siguroi Milani, që mposhti me rezultatin e thellë 0-4 Salzburgun. 19-vjeçari Cisse ishte heroi i mbrëmjes pasi realizoi ‘tripletë’, ndërsa goli i fundit erdhi nga Goncalo Ramos, i cili hyri në fushë si zëvendësues.
Fitorja e parë edhe për Dinamo Zagreb ku Arbër Hoxha luajti si titullarë dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë. Kroatët mposhtën 1-0 Anderlecht me golin që erdhi në minutën e 96 nga Beljo, i cili realizoi saktë me penallti.
Duele të tjera interesante ishin Benfica-Celtic që u fitua 4-1 nga portugezët si dhe Lyon-Crustal Palace që u fitua 3-2 nga francezët.
Rezultatet e 18 sfidave në javën e dytë të Europa League
Az Alkmaar 2-1 Beer Sheva
Celje 0-3 Omonia
Lech Poznan 0-4 Bayern Leverkusen
Lyon 3-2 Crystal Palace
Royale Union 1-1 Real Sociedad
Salzburg 0-4 Milan
Sparta Prague 1-1 Lillestrom
Torrense 1-2 Sunderland
Benfica 4-1 Celtic
Bounmouth 3-0 Sturm Graz
Celta Vigo 1-2 Juventus
Din Zagreb 1-0 Anderlecht
Ferencvaros 2-1 Plzen
Hoffenhaim 2-3 Besiktas
Jagellonia 3-1 Ararat-Armenia
Marseille 0-1 Olympiacos
Nijmegen 1-1 Levski Sofia
Rennes 2-1 OFI Crete
Renditja pas javës së dytë












Komente
Komento