Europa League/ Kukësi pa fat
humbje minimale në Vjenë

Europa League/ Kukësi pa fat<br />humbje minimale në Vjenë
Kukësi humbi minimalisht me Austrian e Vjenës në transfertë, pas një ndeshje me dy fytyra për formacionin e Likës. Një gol i Piresit në minutën e 23-të i dha fitoren austriakëve, që shfrytëzuan në maksimum pjesën e parë duke marrë gjithsesi një epërsi jo të vogël për sfidën e kthimit në Shqipëri. Kukësi gaboi mbi të gjitha pjesën e parë ku i la më shumë terren kundërshtarit, ndërsa në fraksionin e dytë skuadra shqiptare luajti shumë më mirë por duke mos arritur dot të shënojë një gol që mund të kishte vlera për ndeshjen e kthimit.

Gjithsesi, në “Ersnt Happel” të Vjenës për Kukësin pritej një ndeshje e vështirë por fillimi me një mundësi që në minutën e 2-të për verilindorët krijoi përshtypjen se klubi shqiptar mund ta përballonte mirë kundërshtarin.

Gjithsesi Austria Vjenës mori shpejt kontrollin e lojës ndërsa pozicionimi lart i mbrojtjes kuksiane i dha sinjalet e alarmit që në minutën e 9-të, kur Pires për pak sa nuk u nis i vetëm drejt portës. Në të 16-tën dhe të 17-të u nevojitën ndërhyrjet e Koliqit për të shmangur golin, por në të 23-tën, portieri kuksianëve nuk mundi të bënte asgjë në një zbritje të shpejtë të austriakëve, me Kayoten që shërbeu në qendër për Piresin, që shënoi i pashqetësuar. Kukësi provoi të drejtëpeshonte disi lojën dhe në të 37-tën, Latifi dha një sinjal me një goditje në qendër ndërsa në të 41-tën, Musolli ushtroi presion mbi portën e Hadzikic.

Nga dhomat e zhveshjes, Kukësi doli më i motivuar dhe në të 60-tën, Latifi pati madje dhe një mundësi nga një goditje dënimi por që nuk e shfrytëzoi sic duhet. Megjithatë Austria Vjenës kishte rastet më të mira dhe në të 71-tën, Koliqi shpëtoi sërish Kukësin pas një përpjekje të Venutos. Në të 76-tën, një mundësi të shkëlqyer pati dhe Fukui por nuk arriti të godasë sic duhet. Ndërkohë që mundësia më e mira e ndeshjes ju paraqit Eminit në të 92-tën , që pas një goditje të Musollit dhe devijimit të portierit vendas, goditi shtyllën duke mos realizuar dot golin e barazimit, që do t’i bënte gjërat më të thjeshta në kthim për Kukësin, për shkak se tashmë i nevojitet një fitore me dy gola.

Megjithatë, skuadra verilindore na ka mësuar shpeshherë me surpriza dhe deri në ndeshjen e kthimit për Kukësin lind detyra për të besuar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)