Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Evropën e futbollit, Europa League, zhvilloi mbrëmjen e të enjtes 18-të ndeshjet e raundit të katërt të vlefshme për fazën e ligës.

Danezët e Midtjylland fituan 3-1 edhe kundër Celtic duke vijuar të mbajnë kreun me 12 pikë të plota. Erlic, Gogorza dhe Franculino shënuan golat për vendasit që në pjesën e parë. Hatate shënoi për skocezët nga penalltia.

Në Glasgow, vendasit e Rangers pësuan humbjen e katërt në po kaq ndeshje. Në mitikun 'Ibrox' Roma u rikthye te fitorja 0-2 falë golave të Soule dhe Pellegrinit në pjesën e parë. Nedim Bajrami sërish nuk ishte i grumbulluar për vendasit.

Në "Maksimir", kroatët e Dinamo Zagreb u mposhtën 0-3 nga spanjollët e Celta Vigos. Paçka se nuk doli te goli, Arbër Hoxha ishte më i miri për ekipin e Dinamos duke u vlerësuar me notën 6,8.

Te tri pikët dolën edhe Basel, Panathinaikos, Salzburg, Freiburg, PAOK apo dhe Stuttgart. Pas raundit të katërt është Midtjylland që kryeson renditjen me 12 pikë të plota, ndjekur nga Freiburg dhe Ferencvaros me dhjetë pikë.

Europa League, raundi 4:

E enjte, 06 nëntor 2025

18:45

Basel 3-1 FCSB

Crvena zvezda 1-0 Lille

Dinamo Zagreb 0-3 Celta Vigo

Malmo 0-1 Panathinaikos

Midtjylland 3-1 Celtic

Nice 1-3 Freiburg

Salzburg 2-0 G.A. Eagles

Sturm Graz 0-0 Nottingham

Utrecht 1-1 Porto

21:00

Aston Villa 2-0 Macabi Tel Aviv

Betis 2-0 Lyon

Bologna 0-0 Brann

Braga 3-4 Genk

Ferencvaros 3-1 Ludogorets

PAOK 4-0 Young Boys

Plzen 0-0 Fenerbahce

Rangers 0-2 Roma

Stuttgart 2-0 Feyenoord

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?