Europa League/ Sonte 4 çerekfinale pikante, Milan luan sezonin me Romën, Atalanta sfidon Liverpool-in, Kloop: Unë admiroj Gasperinin

Europa League/ Sonte 4 çerekfinale pikante, Milan luan sezonin me Romën, Atalanta sfidon Liverpool-in, Kloop: Unë admiroj Gasperinin

Milan-Roma në kampionat

90 minuta emocionuese priten sontë në San Siro kur në orën 21:00 Milan të përballet me Romën. Nuk është Seria A, por sfida e parë çerekfinale e Europa League ku dy skuadrat synojnë të ngrejnë trofeun. ‘Djalli’ pasi pa Interin ti ikte në kampionat dhe u eliminua në Champions League e ka kthyer këtë trofe në primar. Trajneri Pioli thotë se kjo përballje nuk është larg atyre të Champions League, ndërsa mesfushori Benaccer pohon se për Milanin është sfida më e rëndësishme e sezonit. Nga ana tjetër edhe Roma si finaliste e sezonit të kaluar, por edhe me De Rossin në pankinë, pretendon ta bëjë Milanin të vuajë.

Në të njëjtën orë një përballjë tejet interesante do jetë në Anfield ku Liverpool pret Atalantën e Berat Gjimshitit. Anglezët jo vetëm që janë favoritë kundër italianëve, por janë edhe pretendentët kryesore për fitimin e këtij kompteicioni. Vetë Kloop është shprehur se e pëlqen shumë Europa League dhe dëshiron ta fitojë atë, ndërsa ka shprehur vlerësim maksimal për trajnerin e Atalantës Gasperinin. Sipas gjermanit të përballesh me Atalantën është si të shkosh te dentist, referua sikletit që bergameskët i shkaktojnë kundërshtarëve në fushë.

Sakaq West Ham ka udhëtuar në Gjermani për t’u përballur me Leverkusen, skuadrën që është 2 pikë larg titullit historik në Bundesligë dhe që këtë sezon nuk njeh asnjë humbje. Megjithatë në Europë West Ham është kundërshtari i parë tejet serioz për gjermanët. Për trajnerin Alonso nuk do kishte asgjë më bukur se ta mbyllte këtë sezon me dy trofe të fituara.

Çerekfinalja tjetër do jetë në Portugali me Benfikën që pret Marseillen. Gjithashtu po sonte luhen edhe 4 çerekfinalet e Conference League ku në orën 18:45 spikat Olympiacos-Fenerbahche dhe Plzen Fiorentina. Në orën 21:00 luhen Aston Villa-Lille dhe Club Brugge-PAOK.  

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta