Europa League/ Sonte në Romë përballje mes miqve, Milan pret Slavia Pargue! Shqiptarët sfidojnë Liverpoolin

Sonte rikthehet Europa League me ndeshjet e para të fazës së 1/8 ku në fushë do zbresin të gjithë emrat e mëdhenj duke filluar nga Milani, që në orën 21:00 pret në San Siro Slavian e Pragës. Italianët të cilët shihen si favoritë e kanë shpallur prioritet fitimin e këtij trofeu, duke qenë se në Seria A Interi tashmë e ka siguruar titullin. Në prag të ndeshjes trajneri Pioli është shprehur se ‘Slavia është një ekip për t’u respektuar shumë’, referuar faktit se në fazën e grupeve mposhti Romën dhe u rendit e para.

Sakaq vetë Roma do ketë sonte në orën 18:45 përballjen e parë delikate të 1/8 kundër Brighton. Në Olimpico përballë nuk vihen vetëm dy skuadra në formë, por edhe dy miq si De Rosi dhe De Zerbi, trajnerë të ekipeve respektive. Italianët pas eliminimit të Feyenoord duan të vijojnë sa më larg në këtë kompeticion, por nga ana tjetër përballë është një kundërshtar që po mrekullon me lojën në Premier League. Para ndeshjes trajneri De Zerbi është shprehur se ‘duam të bëjmë historinë në Europa League’.

Në të njëjtën orë, 18:45, në Azerbajxhan, Qarabu i Redon Xhixhës do përballet me Bayern leverkusën, skuadrën që s’ka të ndalur në Bundesligë. Sakaq edhe skuadra e Qazim Laçit dhe Indrit Tuçit, Sparta e Pragës, përballë do ketë titanët e Liverpool, që gjithashtu janë pretendentët për të fituar Europa League.

Sfidat e tjera në Europa League janë Benfica-Rangers, Freiburg-Ëest ham dhe Marseille-Villareal. Të tre këto përballje luhen në orën 21:00.

Njëjtë si Europa League, edhe Conference League nis sonte fazën e 1/8 ku spikat përballja Ajax-Aston Villa. Kjo sfidë mer më shumë rëndësi për shqiptarët për faktin se arbitrat, me kryesor Enea Jorgjin, janë nga Shqipëria.  Sakaq në fushë ndër të tjera do zbresë edhe Fiorentina, që si favorite për ta fituar kompeticionin, luan ndeshjen e parë të 1/8 në transfertë kundër Maccabi haiffas.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?