Europa përballë valës së dytë të infeksionit Covid-19

Europa përballë valës së dytë të infeksionit Covid-19

780

Teksa rastet e reja të identifikuar me Covid janë në rritje, gjithnjë e më shumë shtete në Europë po marrin masa më të forta për të frenuar përhapjen e pandemisë. Një prej vendeve rrezikon të vendosë sërish kufizime të përgjithshme.

Në Irlandë jeta publike mund të vendoset sërish nën kufizimet totale. Sipas një njoftimi për media, shtabi i emergjencave këshilloi autoritetet e shëndetësisë që të vendosin kufizimet e nivelit të pestë. Në këtë mënyrë qytetarëve do u kërkohej që të qëndronin në shtëpi dhe të lëviznin në një distancë me rreze 5 kilometra.

Aktualisht, të gjitha zonat ndodhen nën masat e nivelit 2. Në fundjavë Irlanda pati numrin më të madh të infeksioneve të reja me Corona, të arritur që pas muajit prill. Sipas statistikave të Qendrës europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve,  (European Centre for Disease Prevention and Control ECDC), në krahasim me vendet e tjera europiane Irlanda, nuk është në gjendje edhe aq të keqe. Me një nivel prej 104,6 infeksionesh të dokumentuara për 100 mijë banorë për dy javët e fundit, Irlanda është zë vendin e 14  mes 31 vendeve.

Në Gjermani niveli i infeksioneve është 33,5. Nivelin më të lartë e ka aktualisht Spanja me (319,3) dhe Çekia (303,3).  Kreu i Landit të Bavarisë, Markus Söder shprehu sot shqetësimin e tij në lidhje me rritjen e normave të COVID-19 në Berlin.

“Kam frikë se pandemia po bëhet e pakontrollueshme”, tha ai 

Berlini iu nënshtrua rregullave më të rrepta pasi u vlerësua si një zonë me rrezik të lartë në fund të muajit të kaluar, sepse infeksionet tejkaluan 50 për 100 000 banorë gjatë një periudhe shtatëditore, një prag kryesor në përpjekjet gjermane për të frenuar pandeminë.

Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti “Robert Koch” për kontrollin e sëmundjeve, Mynih regjistroi 32,5 raste për 100 000 banorë gjatë javës së kaluar.

Në Spanjë, kryeqyteti Madrid është prekur shumë, dhe ka numrin më të lartë të infeksioneve të reja në Evropën Perëndimore. Që prej fundjavës, Madridi dhe nëntë komuna të tjera përreth janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Por urdhëri i dhënë nga qeveria qendrore është kritikuar shumë nga autoritetet lokale.

Çekia vendos sërish gjendjen e emergjencës

Në Çeki hyri në fuqi gjendja e emergjencës. Qeveria e kryesuar nga kryeministri Andrej Babis, vendosi gjendjen e emergjencës për shkak të rritjes së madhe të shifrave të rasteve Covid.

Gjendja e emergjencës i jep ndër të tjera mundësinë qeverisë, që të kufizojë të drejtat qytetare si për shembull atë të grumbullimit dhe të vendosë masa pa aprovimin e Parlamentit. Gjendja e emergjencës ka vazhduar nga mesi i marsit deri në mes të muajit maj. Por kësaj radhe, ndryshe nga hera e parë kufijtë do të qëndrojnë të hapur. Ditën e premte u arrit me 3792 raste një maksimum i ri në numrin e infeksioneve.

Franca vendos gjendjen e alarmit për Parisin

Edhe Franca arriti të shtunën e kaluar me 16,972 raste të reja infeksionesh me Corona për 24 orë, një nivel të ri maksimal infeksionesh. Në fundjavë Franca pati gjithsej 30 mijë raste të reja, të konfirmuara. Parisi është kthyer sërish në pikë të nxehtë të pandemisë. Ditën e hënë autoritetet reaguan duke vendosur gjendjen e alarmit në kryeqytet. 

Në Paris dhe në disa prej rrethinave baret dhe kafetë do të qëndrojnë të mbyllura pas ditës së sotme, bëri të ditur në një konferencë shtypi drejtori i policisë, Didier Lallement, kurse restorantet lejohet të qëndrojnë të hapura, por duke respektuar rregulla të forta higjenike. Masat do të jenë në fuqi për dy javë.

Itali: Maska me detyrim edhe në mjedise të hapura

Edhe në Itali qeveria planifikon të vendosë masa të tjera për të penguar valën e dytë të infeksioneve. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza do t’i kërkojë zyrtarisht Parlamentit në Romë që të zgjasë deri më 31 janar 2021 gjendjen emergjente të Coronës.


Lajmi kryesor:

Italia regjistron 28 viktima dhe 2677 raste të reja! Më shumë se 35.7 milionë të prekur nga Covid në botë… SHBA mbi 215,000 vdekje


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë