Briken Calja e ka mbyllur Europianin e Peshëngritjes me një rezultat zhgënjyes, pasi peshëngritësi shqiptar nuk ka mundur ta çoj në asnjë rast shtangën.
Në stilin e shkëputje Çalja dështoi dy herë në peshën 151 kg, ndërsa në provën e tretë gjithashtu nuk ia doli për 152 kg.
Çalja i cili u rikthye të garonte pas një dëmtimi, hoqi dorë në stilin e shtytjes, duke mos dashur të rrezikojë dhe duke e mbyllur evropianin e Armenisë pa u renditur.