Çmimet në Shqipëri vijojnë të rriten më shumë se në vendet e Bashkimit Evropian. Agjencia Evropiane e Statistikave thotë e inflacioni në muajin janar në Shqipëri ishte 3.8%, nga 3.4% që e nxori INSTAT, apo nga 3.1% që është mesatarja e inflacionit në vendet e Bashkimit Evropian.
Referuar të dhënave ndikimin më të madh në inflacion në muajin e parë të vitit ka dhënë grupi i argëtimit e kulturës me 6%, ndjekur nga shtrenjtimi i ushqimeve me 5.8%, për të vijuar më tej me rritjen e kostove të çdo grupi nga mobilimi, arsimimi, komunikimi deri tek veshjet, qiratë e shëndeti. I vetmi grup që ka regjistruar ulje çmimesh është ai i transportit me-2.7%.
Me këto të dhëna EUROSTAT, e klasifikon Shqipërinë në vendin e 10 mes 31 shteteve me çmimet më të larta. Inflacioni në vend nisi që të rritej më shumë se në BE në muajit e fundit të vitit të kaluar.
Për këtë shtrenjtim të jetesës përtej shifrave të BE-së, Banka e Shqipërisë ‘fajëson’ inflacionin e brendshëm, i shkaktuar prej rritjes së shpejtë të pagave kryesisht në shtet por edhe në privat me synim mbajtjen e punonjësve, çka ka sjellë rritje të kostove për bizneset e shtetin.
Po ashtu ndikim të konsiderueshëm në inflacionin e brendshëm sipas Bankës së Shqipërisë po jep edhe kërkesa e lartë për mallra e shërbime, që është mbi ofertën që ka tregu.
S.G/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.5%
-
Jo
44.2%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2271
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat
18 Dhjetor 2024, 07:30
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56
-
Raporti i EUROSTAT/ “46% e popullsisë në rrezik varfërie!”, Basha: Realitet tronditës! Të lëmë pas gjëmat e qeverisë Rama
16 Tetor 2024, 09:37
-
Raporti i Eurostat për varfërinë, reagon Gazment Bardhi: Pasojë e 12 vite keqqeverisje
15 Tetor 2024, 22:05
-
Shifrat e EUROSTAT: Për gjashtë muaj janë riatdhesuar 5120 shqiptarë nga vendet e BE-së dhe Anglia, një e katërta u kthyen vullnetarisht
3 Tetor 2024, 17:54
-
'Lum' kërkesash për të punuar në BE! EUROSTAT: BE dha 75 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në 2023
12 Shtator 2024, 21:52
-
Eurostat: Edhe pas rritjeve, paga minimale në Shqipëri mbetet më e ulëta në Europë, sipas fuqisë blerëse
5 Shtator 2024, 14:40
-
Shqipëria, rekord për rritjen e netë qëndrimeve! Kemi ecurinë më të mirë, sipas shifrave të EUROSTAT
4 Shtator 2024, 14:03
-
Inflacioni në korrik sipas EUROSTAT ishte 2.5%, u shtrenjtuan shërbimet arsimore dhe ushqimet
20 Gusht 2024, 16:17
-
2003-2023, popullsia e Shqipërisë është plakur me ritme më të larta në Europë, mosha mediane u rrit me 11 vite
3 Qershor 2024, 09:10
-
Përshpejtohet sërish emigracioni, Eurostat: Aplikimet për azil në nëntor më të lartat që nga muaji mars
20 Shkurt 2024, 14:40
-
EUROSTAT: Shqipëria po plaket më shpejt se gjithë Europa
15 Shkurt 2024, 13:16
Mos kini merak se sipas BKSH /forcimi/ i lekut do t'a ule inflacionin!
Përgjigju