Evakuimi i fëmijës nga Gaza, Rama replikon me komentuesit: Me kërkesë të partnerëve ndërkombëtarë! Mos u përdorni nga llumi i foltoreve

I nxitur nga komentet e qytetarëve poshtë videos së evakuimit të fëmijës 1 vjeç nga Gaza në Tiranë Rama vlerësoi shërbimin pediatrik në Shqipëri ndërsa akuzoi opozitën se po nxit dezinformimin.  

“Bravo reklamë e bukur, fëmijët shqiptarë i leni me vdek. Duhet me lut Zotin që ka disa shoqata bamirësie e që janë shqiptarë zemërmirë e bëjnë bamirësi se për ju…”, shkruhej në një koment.

"Ndonjë fëmijë shqiptar që kërkon ndihmë për kurim jashtë vendit as që ju ka bërë përshtypje apo s’ka problem. Vetëm të dalësh i mirë jashtë Shqipërisë ti se për brenda s’ta ndjen fare se i ke në xhep të vogël shqiptarët”, shkruhej në një koment tjetër.

“I hodha një sy të shpejtë komenteve në postimin për familjen në Gaza që mikpritëm për t’i dhënë ndihmë urgjente mjekësore fëmijëve së tyre 1 vjeç. Tani e kam me ty Daniel dhe ty adash. Jam kurioz, kur i shkruani këto gjëra i keni seriozisht apo thjesht inati i sime vjehrre dhe bum në krevat mullixhiut. Që inati për qeverinë të çojë në pikën që të flasësh kaq përçart, kjo është t’i biesh vetes dhe të përhapësh gënjeshtra për llogari të tyre që pas gënjeshtrës janë kapur si i mbyturi pas fijes së barit dhe ju e dini për kë e kam fjalën”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama vlerëson shërbimin pediatrik. Shton se Shqipëria dërgon mesatarisht 25 fëmijë jashtë shtetit për kurim më shumë se shoqatat, të cilat gjithsesi i falënderon për angazhimin e tyre “të pamohueshëm”.

Ku i keni parë këta fëmijët që i lëmë të vdesim? Është pyetje retorike. Se inati po, llumi i foltoreve dhe kanaleve që ju zhyteni po dhe duket sikur njerëzit vdesin për një aspirinë. Cdo vit kurohen në pediatritë tona 46 mijë fëmijë, 15 mijë fëmijë në QSUT.

Cdo vit dërgojmë jashtë vendit 25 fëmijë, pra shumë më tepër se shoqatat e mbledhura bashkë. Ajo familja qe erdhi nga Gaza erdhi me kërkesë të partnerëve tonë ndërkombëtarë e  si rezultat i vlerësimit për shërbimin tonë pediatrik. 

Sa i përket rastit të evakuimit, ai tha se ka ardhur si rezultat i kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë prej vlerësimit për shërbimin pediatrik në vendin tonë.

“Po ju përshëndes me urimin që të keni më shumë respekt për të vërtetën, pra për veten dhe më pak zell për të përhapur helm e gënjeshtra. Se ajo familja që erdhi nga Gaza, erdhi me kërkesë të partnerëve ndërkombëtarë dhe si rezultat i vlerësimit për shërbimin tonë pediatrik. Disa familje, prej të cilave njëra erdhi në Shqipëri, u çuan në disa vende të Europës ku shërbimi pediatrik vlerësohet. Në vend se të bëheni përhapës të gënjeshtrave të atyre që e dini mirë kush janë, kërkojini atyre llogari se nuk i dilet me inat kësaj pune. Inat kijeni këtë qeveri por këtu do ta keni prapë. Inati nuk është as program, as alternativë. Programi dhe alternativa janë diçka tjetër që ju mungojnë atyre që ju përdorin dhe ju si zëdhënës të gënjeshtrave të tyre”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca

'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca