Biondja me origjinë kosovare Rita Ora ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve MTV EMA në Frankfurt.

Ndonëse Ora nuk arriti të fitojë çmimin në kategorinë “Best Push” ku dhe ishte nominuar, sërish bukuroshja dha më të mirën e saj në skenë.

E veshur e tëra me të kuqe Rita ka performuar hitin e saj R.I.P duke shkëlqyer.

Hyrja e saj në skenë ishte gjithashtu e veçantë pasi ajo i shfaq e mbyllur në një kafaz zogjsh gjigant të artë.

(xh.k/shqiptarja.com)