TIRANE0- Mateo Begeja është heroi i këtyre ditëve, edhe pse nuk pranon të quhet i tillë. Ka vënë jetën e tij në rrezik për të sfiduar Everestin, një nga 14 çatitë e botës ose ndryshe maja jashtë rradhës, siç e quajnë antarët e ekspeditës dhe të shoqatës alpinistike “Dajti”. Është maja e katërt e alpinistëve, e në fakt duhet të ishte e fundit, për nga lartësia dhe vështirësia që e karakterizon.

Por siç tregon Mateo, një djalë i gjatë, ende i dobët nga ekspedita, 100 vjetori I pavarësisë kishte ndryshuar planet e shoqatës dhe Everesti ishte bërë misioni i rradhës për alpinistët. Një veprim paksa i marrë në vetvete po të kujtosh se maja më e lartë që kishin arritur alpinistët ishte tek 6000 metra ndërsa sfida për të ngritur flamurin ishte 8848 metra mbi nivelin e detit. Por ndonjëherë pak fat e shumë vullnet, zgjuarsi dhe strategji mund ta bëjnë një mision të suksesshëm. Kur themi të sukseshëm, nuk kuptojmë të lehtë.

Në një intervistë ekskluzive për të përjavshmen "FUNDJAVA" të Shqiptarja.com Mateo Begeja rrefen sfidën mes jetës dhe vdekjes e sakrificat gjatë ekspeditës.