Evi Kokalari: Argita, merr një këshillë miqësore nga unë - rrini në shtëpi me hallet tuaja, shqiptarët s'ju kanë asnjë borxh!

Evi Kokalari: Argita, merr një këshillë miqësore nga unë - rrini në shtëpi me hallet tuaja, shqiptarët s'ju kanë asnjë borxh!

Bashkëshortët Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Argita Malltezi Berisha realisht duhet të ndalojë daljet e saja në media, ku mundohet të na shesë sapunin për djathë, ose minimalisht të dalë në një emision me gazetarë që kanë intelektin e duhur që ta sfidojë atë në argumenta, dhe jo thjeshtë t’i japin platformë që të thotë çfare i do qejfi dhe sikur janë të vërteta.

Fakti që kjo grua del dhe vazhdon shan dhe ofendon prokurorët e çështjes së pronave të burrit të vet, është një turp që duhet ta bëjë atë të humbë liçencën si avokate. Nëse Argita mendon se është mbi ligjin dhe a trajton sistemin e drejtësisë me këtë lloj arrogance, kjo femër duhet të jetë gjithashtu në SPAK të japë llogari për shumë afera korruptive që ka qenë pjesë vetë.

E dyta, fakti që vazhdon dhe jep si argument pse SPAK nuk e çoi çështjen në Parlament (sipas saj se s'kanë prova), flet qartë që s'ka haberin e ligjit, ose e deformon ate si ja do qejfi.

SPAK jo vetëm duhet të jetë super e pavarur nga Parlamenti, por SPAK duhet të investigoj pikërisht ata që kaluan ligjin që deputetët pa aprovim të Parlamentit, nuk mund të arrestohen.

Pra, kulmi i korrupsionit është që përveç faktit që këta politikanë të korruptuar kanë përqëndruar të gjithë pushtetin në Parlament, kanë marrë përsiper dhe vetë fuqinë dhe pushtetin që sistemi drejtësisë duhet të ketë në mënyrë të pavarur nga dega legjislative, që është Parlamenti.

Dhe kështu, më shumë flet kjo grua, më shumë të mbushet mendja që këta janë të pafytyrë dhe mundohen të të hedhin hi syve.

E dashur Argita, vjet në një kafe me një ish-ministër të babait tënd, dhe përpara se yt shoq të arrestohej për çështjen e kompleksit “Partizani”, personi në fjalë ma shpjegoi këtë situatë shumë thejshtë - problemi nuk është se Albi Malltezi mori pronat e familjes, problemi është që një qeveri e tërë, ajo e Sali Berishës, ndërroi çdo ligj në mënyrë që të aprovonte kthimin e pronave, kur shumë ish-pronarëve të tjerë jo vetëm nuk i ktheheshin, por dhe ata pak që i morën, duhej të kalonin nga zyra jote, të paguanin këstin e radhës, ndërkohë që të tjerët 33 vjet më vonë, akoma presin.

Duhet të ekspozojmë hipokrizinë tënde tashti, se disa nga ne e kanë realisht të vështirë të dëgjojnë gënjeshtrat e tua.

Merr një këshillë miqësore nga unë - rrini në shtëpi me hallet tuaja, e zgjidhini vet problemet me drejtësinë, sepse asnjë shqiptar s'ju ka borxhe, madje jeni ju ata që i keni borxhe ketij vendi, sepse keni 33 vjet që e mbani demokracinë e vendit peng - dhe për këtë do të paguani një ditë.

A.Q/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nora: 07/10/2024 20:23

    Po e dini qe po me pelqen goxha kjo Evi Kokalari. Grua trime , i thote gjerat haptaz. Po i demaskon keto fytyrat qe i ka njohur mire . Me pelqen shkrimi i saj. Edhe une qe kam votuar me PD gjithmone , nuk mundem tani ta bej se eshte vrasese te votosh per Saliun dhe huliganet e rrugacet si Flamur Noka e Gazi. Do te votoja 100 here per fytyra te reja ne PD . Keshtu si mua mendojne gjithe shoqeria ime . Kjo PD na humbi di votues . Kjo PD eshte ndyre .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Opozita me ‘skuadër guerrilse’ fëmijësh dhe të maskuar me kapuç, i hedh në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë

Opozita me ‘skuadër guerrilse’ fëmijësh dhe të maskuar me kapuç, i hedh në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë