Evi Kokalari ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve të Flamur Nokës se ajo ka themeluar një parti tjetër. Në një shkrim në rrjetet sociale, ku e quan “idiot” sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, ajo i thotë se nuk ka qenë thjesht kontributore në parti. Kokalari është shprehur më herët se ajo është themeluese e ‘Rithemelimit’ të PD.

Ajo i bën thirrje Nokës të jetë i kujdesshëm me shpifjet e tij në media, teksa nga ana tjetër thotë se ekspozimi i tij e i Berishës, që i quan “monstra”, po e ndihmon në ambicien që ka shprehur për tu futur në garën për kreun e ri të PD-së.

Flamur Noka pse gënjen dhe thua publikisht që Evi Kokalari ka themeluar parti tjetër dhe konservatore? Ty s’do të të lë të marrësh frymë kështu që ky është paralajmërim! Me mashtrime dhe shpifje nuk e fitoni dot këtë luftë… dhe ajo që paskam qenë thjesht “kontributore” nuk ia shet dot publikut shqiptar, sepse mediat “kontributin” tim e kanë mbuluar çdo ditë dhe çdo minutë, pra faktet janë shkruar tashmë.

Postin e nënkryetarit e kam refuzuar, sepse këtë nuk e bëj për karrige, por është një mision për të larguar injorantë si ty dhe për të shpëtuar PD-në. Tani, nëse je aq idiot (që të gjithë thonë që je) dhe nuk kupton ndryshimin mes një lëvizjeje dhe një partie, shko pyet Xhozin, që e keni futur në parlament pa asnjë votë dhe që partia e saj akoma ekziston aktive në gjykatë.  Nëse nuk arrin të publikosh dokumentet e gjykatës për krijimin e partisë time, (i gjen kollaj këto online), por qoftë edhe të lëvizjes, të lutem llogarit mirë shpifjet që thua nëpër media, sepse, siç thashë, për asnjë nga ju s’kam mëshirë në këtë pikë.

Dhe, meqë ra fjala, as lëvizja nuk është regjistruar në gjykatë, pra ishte një lëvizje që nuk e shtyva, pasi kuptova dhe ekspozova që Berishës dhe Metës u hyri realisht frika kur u distancova nga ju dhe financuan lëvizjen e Llapajt. Evi Kokalari s’ka hapur kurrë parti tjetër dhe e vetmja arsye pse nuk u anëtarësova në PD — dhe Berisha e di mirë këtë, sepse e kemi diskutuar gjatë dhe unë jam konsultuar me avokatë në SHBA — ishte sepse nuk doja probleme me DOJ dhe FARA-n, që mund ta konsideronin lobim pjesëmarrjen time në PD, pra për një parti të huaj, duke pasur parasysh që isha shumë e lidhur me elementë të ndryshëm të Partisë Republikane, duke përfshirë këtu edhe kongresmenë dhe senatorë të asaj periudhe. Hi syve nuk na hidhni dot, por vazhdoni ekspozoni çfarë monstrash jeni. Kjo më ndihmon shumë në këtë garë!!!”, shkruan Kokalari.

P.J/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • George: 19/03/2026 16:55

    Evi ke te drejte por S. B. dhe F.N jane Monument Kulture, mbrohen nga Pushteti Gjyqesor.

    Përgjigju
    • Bovi: 19/03/2026 17:37

      TRIME KJO

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 11:47

    Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?