Mijëra anëtarë të Partisë Demokratike do të thirren të shtunën e 23 majit për t’iu drejtuar kutive të votimit. Ata do të duhet të votojnë për kreun e ri të partisë në një fletë votimi me një emër, Sali Berishën.
Kryetari i parë i PD që në vitin 1991 e që e dominon prej 35 vitesh kërkon një tjetër mandat, në një proces që jo pak ka qenë i kontestuar, me 5 kandidatë të tjerë të skualifikuar.
Së fundmi procesi ka përfunduar deri në duart e Prokurorisë së Posaçme. Njëra prej të skualifikuarve nga gara, aktivistja Evi Kokalari, padrejtësinë që thotë se i është bërë asaj dhe demokratëve, duke mos lejuar zgjedhje të lira në parti, do ta ndjekë ligjërisht, pikërisht në SPAK.
“Sot në mëngjes kam bërë kallëzim penal në SPAK për marrjen peng të Partisë Demokratike nga familja Berisha dhe rrethi i tij, për arsye të qarta korrupsioni dhe për t’u përdorur si mburojë kundër vetë SPAK-ut. Kallëzimi është kundër, Sali Berishës, Shkëlzen Berishës, Argita Malltezit, Albana Vokshit, dhe disa të tjerë. Kam shpjeguar në detaje se si u mor peng Partia Demokratike nga Kuvendi i 30 Prillit 2022 dhe si është përdorur për interesat personale të tyre", shkruan ajo.
Përveç kallëzimit në SPAK. Kokalari ka ndërmarrë një sërë hapash të tjerë që i bën publik në rrjetet e saj sociale, si padi civile me kërkesë për masë sigurimi, denoncim të detajuar pranë zyrës së Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë dhe jë email për zyrtarë të lartë të Partive Popullore Evropiane, duke i njoftuar për situatën në Partinë Demokratike.
"Jam në dispozicion të plotë të SPAK-ut për këtë çështje, si dhe për çdo çështje tjetër ku prokurorët e shohin të arsyeshme që unë mund t'ju nevojitem. Si e tillë, deri më sot kam marrë këto hapa:
1 - Kallëzim penal në SPAK
2 - Padi civile me kërkesë për masë sigurimi, tashmë e pranuar nga Gjykata (kërkohet pezullimi i Kuvendit të 23 Majit)
3 - Denoncim të detajuar pranë zyrës së Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë
4 - Email-update për zyrtarë të lartë të EPP-së
Për sa i përket Shqipërisë, me ndihmën e SPAK-ut dhe të Gjykatës, si dhe me mbështetjen nga jashtë të DASH-it dhe EPP-së, do ta izolojmë këtë kancer që ka pushtuar opozitën dhe, si pasojë, të gjithë politikën shqiptare", shkroi Kokalari.
Vrasjen e garës së brendshme në selinë blu në Tiranë, e përcolli në gjuhë të huaj disa ditë më parë edhe Ervin Salianji, përmes një letre drejtuar familjes politike të qendrës së djathtë në kontinent Partive Popullore Europiane.
Ai njoftoi për pengmarrje të PD nga Sali Berisha, Presidentin e Partisë Popullore Europiane (PPE), Manfred Ëeber, si dhe drejtuesit e partive kryesore të qendrës së djathtë europiane, mes tyre Kancelarit të Gjermanisë Friedrich Merz dhe Kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis
Sali Berisha nuk lejoi kandidimin e 5 demokratëve të tjerë, atë të Evi Kokalarit, Ervin Salianjit, Alesia Balliut, Mereme Selës dhe Vladimir Mulajt duke dalë i vetëm përballë demokratëve. Pjesa më e madhe e tyre i është drejtuar Gjykatës së Tiranës që t’i shpall zgjedhjet e brendshme të PD të pavlefshme.
Komente











Ju zona Kokalari erdhet nga America per te perkrahur Saliun apo nuk e njihnit se kush ishte ,ndersa sot e denconi, jeni njerezme dy fytyra te gjithe Rri mire atje ne amerike se è kan provu te tjere para jush per tja marre partine plakut mere por sta dovendo ta le kur ti dali fryma
Përgjigjupo kjo apo salianji pse sbejne nje parti te veten qe te masin veten. eshte shume e thjeshte (ne dukje) por per keta koka te politikes duhet te jete shume e lehte, mjafton te kene njerez dhe mbeshtetes qe nuk i kane.
Përgjigju