Evi Kokalari sulmon Këlliçin: Si mund të jetë njeriu i vitit kur ka gënjyer edhe për diplomën e gjimnazit që nuk e ka mbaruar
Evi Kokalari dhe Belind Këlliçi
Evi Kokalari, ish-aktiviste e ‘flaktë’ në Foltore për rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së, tashmë duket e zhgënjyer nga kjo forcë politike. Kokalari ka sulmuar kandidatin e Sali Berishës për kryetar bashkie të Tiranës, Belind Këlliçin, pasi portali i familjes së Berishës e kishte shpallur ‘njeriun e vitit’.
Për Kokalarin, njeriu i vitit në politikë nuk mund të jetë Belind Këlliçi, pasi sipas saj ka gënjyer edhe për diplomën e gjimnazit që nuk e ka mbaruar.
Në një postim në “Facebook”, Evi Kokalari, akuzon rëndë Belind Këlliçin, se nuk e ka përfunduar të plotë gjimnazin e “Harry Fultz” në Shqipëri, dhe se ka mashtruar në formularin e aplikimit të fakultetit në SHBA, duke kryer një krim federal.
‘Si mund të jesh ‘njëriu vitit në politikë’ kur ke gënjyer dhe për diplomën e gjimnazit që NUK e ke mbaruar?… dhe më vonë gënjen në aplikacionin e fakultetit në Amerikë duke thënë se ke mbaruar gjimnazin. Ky konsiderohet krim federal në SHBA. Pastaj thotë se fitoi bursë sepse ishte kampion tenisi.
Po që i vëllai punonte tek ky fakultet kur ky kampioni ’fitoi’ burse, e deklaroi? E fitoi apo ja mundësoi vëllai? Ju qofshi me këta mashtrues dhe me këtë mediokritet. P.s. Harry Fultz duhet ti jap medias menjëherë diplomën e personit në fjalë. Diplomën dhe jo vërtetim që ka bërë katër vite gjimnaz.’- shkruan Kokalari.
Postimi i Evi Kokalarit
Përçarja e Evi Kokalarit dhe Belind Këlliçit ndodhi pasi aktivistja demokrate akuzoi Këlliçin për manipulime në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha. Kokalari akuzoi Këlliçin se kishte lobuar dhe orientuar votat për të siguruar një vend në Kryesi. Ndërkohë, pas akuzave, deputeti demokrat e ka paditur në gjykatë Kokalarin, duke thënë se do të provojë shpifjet e saj.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.5%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 478
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
Belind Kellici sheh nga dritarja Trump duke vallëzuar, vijon lobimin për t’i hequr nongratën Berishës! Mediu shkon deri në SHBA për të ndjekur inagurimin në TV
21 Janar, 19:50
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
'Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare', PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibeajn dhe rëndon pozitat e Belind Këlliçit
8 Janar, 13:31
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Doçi në Report Tv: Këlliçi në hetim edhe për pastrim parash, kontrabandë e mashtrim! Beqiri: Mohoi bashkëjetuesen që t’i shpëtojë SPAK
6 Janar, 18:39
-
Frrok Çupi: Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes
27 Dhjetor 2024, 17:52
-
Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen
26 Dhjetor 2024, 23:06
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor 2024, 19:11
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor 2024, 17:51
-
FOTO/ Belind Këlliçi parkon Audin luksoz para dyerve të SPAK
26 Dhjetor 2024, 14:40
-
SPAK heton Këlliçin për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S'jap sqarime! Në hetim edhe për mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses dhe mohon se jeton me të
26 Dhjetor 2024, 14:27
Ore pse në Shqipri gjithmon vihen njërzit pa shkoll pa zotësi në krye të partis wc pd. Sepse krimineli hajdut sali bajga do dordolec të tipit Blendi kriçi që ti drejtoi si buratin. O çfar tmerri që krimineli hajdut sali bajga vazhdon në politik në një koh që ky bastard duhet të ishte në burg.
PërgjigjuNe fakt,se si shkoi dhe i doli shkolla ne Usa Belindit,ka te drejte kjo debilja.Si student Blendi ka qene cope cope,por e mori diplomen.Belindi eshte i habitur vete per kandidat Bashkie,dhe e di edhe vete qe nuk fiton.Sala ja futi lezetçem,mandati deputetit i iken,dhe keshtu Belindi iken rri tek foltorja si zagar,si gjithmone,minimalisht nja 2 vjet.Eshte prane fikjes si politikan.
PërgjigjuO Zot çe ka gjet Shqiprin me tipa si Blendi Kërriçi me shok. Tani kriçi Blend po na del dhe pa dipllom gjimnazi më keq se veshgjati Nard Ndoka pa shkoll të mesme e me dipllom universitete. O e mjera Shqipëri çfar mban në gjo.
Përgjigju