Gjithashtu sipas Policisë së Shtetit janë evidentuar 548 raste të ndërtimeve abuzive në vend, gjë që ka çuar në procedimin penal në gjëndje të lirë 536 shtetas. Ndërsa 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Masat e ndërrmara nga autoritet kanë qënë veçantërisht të forta ndaj qytetarëve që kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, shtetërore apo në tokë të tjetër kujt. Në përgjigjie të këtij fenomeni shqetësues Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë për 38 persona.
Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht rreth 40 persona, të cilët janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme përpos përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë që të ndalë këtë fenomen. Gjithashtu në 1 rast është marrë dhe masa e arrestit në flagrancë.
Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 142 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 140 persona, nga të cilët 11 janë arrestuar në flagrancë, 122 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 7 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 72 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 73 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 67 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 73 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 73 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 71 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 47 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 48 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 42 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 23 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 23 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 22 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 27 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 27 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 23 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 18 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 18 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 15 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 18 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 18 shtetas.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 36 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 36 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 48 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 49 persona, nga të cilët 9 janë arrestuar, 39 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 33 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 34 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 11 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 12 persona, nga të cilët 9 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)