Për 40 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë.
Ndërkohë 508 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 15 shtetas janë shpallur në kërkim.
Gjatë ditës së djeshme, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht 12 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme, në 2 raste është marrë masa e arrestit në flagrancë.
Në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë dhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive.
Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë
Janë evidentuar 147 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 145 persona, nga të cilët 11 janë arrestuar në flagrancë, 127 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 7 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës
Janë evidentuar 73 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 74 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 68 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan
Janë evidentuar 73 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 73 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 71 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier
Janë evidentuar 48 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 49 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 43 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë
Janë evidentuar 23 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 23 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 22 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë
Janë evidentuar 27 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 27 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 23 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër
janë evidentuar 20 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 20 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar dhe 16 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër
Janë evidentuar 18 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 18 shtetas.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat
Janë evidentuar 36 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 36 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë
Janë evidentuar 49 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 50 persona, nga të cilët 10 janë arrestuar, 39 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër
Janë evidentuar 37 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 38 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës
Janë evidentuar 11 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 12 persona, nga të cilët 9 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Zbatimi i masave të posaçme do të vijojë me vendosmëri nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, si dhe përballjen me forcën e ligjit të të gjithë atyre personave që ushtrojnë një veprimtari të tillë kriminale.