Evis Kushi takohet me vëllezërit e mirënjohur Zena: Krenare për ikonat e muzikës popullore të Elbasanit

Evis Kushi takohet me vëllezërit e mirënjohur Zena: Krenare për ikonat e muzikës popullore të Elbasanit

"Është gjithmonë kënaqësi të takosh ikonat e muzikës popullore të Elbasanit, Mehdi dhe Demir Zena, thinjat fisnike dhe buzëqeshjen e ëmbël të të cilëve më kishte marrë malli t'i shoh nga afër" - shprehet kandidatja e PS-së për deputete në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi në një publikim të sajin në rrjete sociale ndërsa shfaqet duke konsumuar kafe me vëllezërit e mirënjohur Zena.

Ndërkohë, ajo nënvizon se me vëllezërit Zena ka zhvilluar një bisedë të këndshme rreth aktualitetit.

"Si një elbasanase e rritur me këngët dhe zërin e tyre të veçantë që e do e gjithë Shqipëria, u ndjeva me të vërtetë mirë që gëzonin shëndet të plotë dhe zhvilluam një bisedë shumë të këndshme rreth sfidave aktuale që ka shoqëria e sotme. Faleminderit që na bëni gjithmonë krenarë!".

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet