Evis Kushi nga Elbasani: 25 prilli, data që do ndajë njëherë e mirë të shkuarën me të ardhmen e reformave

Evis Kushi nga Elbasani: 25 prilli, data që do ndajë njëherë e mirë të shkuarën me të ardhmen e reformave

Kandidatja e PS për deputete, Evis Kushi

Në një takim të zhvilluar me banorë të lagjes “Haxhias” të Rajonit 5 në Elbasan, kandidatja e PS për deputete, Evis Kushi tha se 25 prilli është data që do të ndajë njëherë e mirë të shkuarën me të ardhmen e reformave dhe transformimeve rrënjësore.   

Në fjalën e saj para qytetarëve, Kushi u shpreh se Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste e kanë dëshmuar që nga viti 2013 se punojnë me përkushtim për qytetarët.

“Sot, më shumë se kurrë, qytetarët janë plotësisht të ndërgjegjshëm për rëndësinë e 25 Prillit, si një datë që ndan njëherë e mirë të shkuarën me të ardhmen e reformave dhe transformimeve rrënjësore në shërbim të qytetarëve.  Kemi bërë aq sa kemi mundur, por nuk kemi bërë aq sa kemi dashur për shkak të presioneve të shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia", u shpreh Kushi.

Ajo i kërkoi votat qytetarëve për PS-në, duke thënë se nevojitet një mandat i tretë për të vijuar me reformat e ndërmarra.

“Mandati i dytë është mandat i prerë në mes. Në fillim tërmeti i 26 nëntorit, ku zona të tëra në vend u dëmtuan shtëpitë, shkollat, qendrat shëndetësore, institucionet. Në një kohë shumë të shkurtër, qeveria shqiptare arriti të sigurojë të gjithë financimin e nevojshëm për të rindërtuar shtëpitë dhe shkollat, të cilat po ndërtohen me standarde evropiane, më të mëdha, më të bukura më të forta. Më pas ndodhi pandemia. I gjithë globi u përball me këtë sfidë, me armikun e padukshëm. Përsëri, Edi Rama dhe qeveria jonë tregoi përkushtimin maksimal, tregoi forcën, angazhimin dhe përkushtimin për ta përballuar këtë situatë. Këto reforma dhe beteja që kemi nisur për ta çuar Shqipërinë drejt BE-së, natyrisht kanë nevojë për mbështetjen tuaj, që PS të marrë një mandat tjetër për t’i finalizuar këto procese të rëndësishme, që të vazhdojë procesi i vaksinimit e rindërtimit, të rimëkëmbet ekonomia dhe të rritet mirëqenia sociale, e në fund të muajit maj të kemi mundësi për të çelur sezonin turistik”, shtoi Kushi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur