TIRANE- Në disa prej pikave të këmbimit valutor në kryeqytet, qytetarët përballen me mbajtjen e komisioneve për çdo këmbim që kryejnë nga monedha e huaj në lek.
Sipas qytetarëve, jo vetëm që kjo është e padrejtë, por punonjësit e këtyre pikave janë shumë abusive, pasi nuk informojnë më parë për mbajtjen e komisionit. “Asnjë tabelë nuk është e dukshme, siç justifikohet punonjësja e kësaj pike të këmbimit valutor. Më ka mbajtur 8 % të shumës që unë këmbeva duke më lajmëruar vetëm pasi më kishtë dhënë paratë”, shpehet për “Shqiptarja.com” një qytetar.
Punonjësit e këtyre pikave të këmbimit valutor, justifikohen me faktin se tabelat që e lajmërojnë mbajtjen e komisionit janë të afishuara dhe nuk kanë pse i lajmërojnë paraprakisht qytetarët. Mbajtja e komisioneve nga firmat apo pikat private të këmbimit valutor, është e parashikuar në ligj, por gjithsesi mënyra se si bëhet mbajtja e këtyre komisioneve është abuzive dhe në shkelje të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. Sipas pikës 9 të këtij ligji, pikat e këmbimit valutor e kanë të detyrueshme të afishojnë tabelat që njoftojnë për mbajtjen e komisioneve, të cilat të jenë të dukshme dhe lehtësisht të lexueshme për të gjithë qytetarët.
Disa prej këtyre pikave në kryeqytet gjenden në zonën e Ish-Bllokut, në rrugën e Kavajës dhe në rrugën “Myslym Shyri”. Ndërkohë që shumë prej exchange-ve, nuk mbajnë komision për këmbimin e monedhës së huaj në lekë, këto subjekte duke shfrytëzuar hapësirat që u jep ligji abuzojnë me paratë e qytetarëve. Në të njëjtën mënyrë abuzive vazhdojnë që aktivitetin privat të këmbimit valutor ta kryejnë edhe individë të caktuar pranë Bankës së Shqipërisë.
Krahas rrezikut për përballjen me monedha të falsifikuara dhe mos lajmërimit për mbajtjen e komisioneve nga pikat e këmbimit valutor qytetarët kanë filluar t’i drejtohën bankave. Edhe pse në banka ofrohet një kurs këmbimi më i ulët, siguria që këto institucione ofrojnë ka bërë që qytetarët të përdorin ato për këmbimin e parave.
Shkrimi u publikua sot (23.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com