“Largimi i fëmijëve nga rruga është një proces i ndërlikuar dhe i vështirë, i cili nuk zgjidhet duke arrestuar apo hequr prindërimin”. Kështu deklaroi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj një vizite shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në kryeqytet. Në 25 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, ministri Veliaj fëmijë e rrugës duhen ndihmuar duke i mbajtur në një ambient social ditor dhe prindërve të tyre duhet t’u gjendet një punë
“Unë e di se në Shqipëri ka shumë njerëz që bezdisen nga fëmijët e rrugës kur ndalojnë në semafor. Por, largimi i tyre nga rruga është një proces i ndërlikuar dhe i vështirë, i cili nuk zgjidhet duke arrestuar apo hequr prindërimin. Këta fëmijë duhen ndihmuar duke i mbajtur në një ambient social ditor dhe prindërve të tyre duhet t’u gjendet një punë”, deklaroi ministri.

Sipas tij familja është institucioni më i rëndësishëm për rritjen e një fëmije. Ministri Veliaj tha se vitin tjetër nisnjë projekt pilot, i cili synon që më shumë fëmijë të shkojnë drejt familjeve kujdestare dhe më pak të qëndrojnë në institucione.
“Sado të bukura të jenë institucionet, ato mbeten institucione dhe jo familje. Ne besojmë se kjo është mënyra më njerëzore për të trajtuar çështjet e fëmijëve në institucionet tona të kujdesit dhe shtëpitë e fëmijës”, tha Veliaj, që sipas tij me buxhetin e ri do të shpenzohet më shumë para për fuqizimin e organizatave që ndihmojnë me fëmijët në situatë rruge.
Ministri theksoi se ky do të jetë viti i parë kur familjeve me ndihmë ekonomike do t’u jepet një shumë prej 35 dollarësh shtesë për çdo fëmijë që ndjek shkollën dhe që vaksinohet.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO