Fëmijët, më të sigurt te
lojrat se para kompjuterit

Fëmijët, më të sigurt te<br />lojrat se para kompjuterit
Një raport britanik vë në dukje rreziqet e reja dhe të vjetra për të vegjëlit: rreziqet emergjente u vijnë nga kompjuteri. Vetëm një nga nëntë fëmijë, në mesin e 520 mijë të vegjëlve të keqtrajtuar apo të ofenduar në Britaninë e Madhe gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, ndihmohet dhe ruhet nga autoritet përkatëse.

Dhuna mbi të vegjëlit, fizike dhe psikologjike, është një shqetësim global, por një studim i fundit i kryer në Angli tregon se si rreziqet që u kanosen të vegjëlve, tashmë po vijnë nga drejtime krejtësisht të ndryshme nga ata të mëparshmet. Dhe se në fund, nëse nuk jemi të përgatitur përballë kësaj epoke të ndryshimeve të mëdha, mund të jetë më e rrezikshme të luajë me telefonin brenda në shtëpi se sa të shkojë vetëm tek parku i lodrave.

KARAMELE NGA TË PANJOHURIT

“Ujku” tashmë është në shtëpi dhe jo prapa gardhit. Nuk shpërndan më karamele të rrezikshme dhe as rrëmben më fëmijë, por i kap në internet, në chat apo në smartphone. Buli nuk i pret më fëmijët jashtë derës së shkollës që ti kapë me shkelma, por e sulmon përmes internetit, një botë shumë e panjohur dhe madje shumë e rrezikshme, ashtu edhe siç kanë treguar episodet tragjike të vetëvrasjes së shumë të mitueve, që janë dhunuar nëpërmjet internetit dhe botes virtuale të Facebook, të cilët janë prekur direkt në privatësinë e tyre dhe dinjitetin në një moshë që është shumë e brishtë dhe vulnerabël. Pastaj janë rreziqet e forta dhe intnsive siç janë imazhet dhe fjalët, që mund të traumatizojnë një fëmijë, duke e lënduar thellë në psikikë. Edhe pse plaga nuk mund të shihet.

STUDIMI

Studimi i shoqatës kombëtare për prandalimin e dhunës tek fëmijët në Britninë e Madhe, nënvizon edhe një herë faktin se fronti i ri i rreziqeve për të vegjëlit tashmë vjen nga interneti. Raporti, i cili është hartuar duke analizuar të dhënat zyrtare dhe sondazhe të ndryshme, tërheq vëmendjen se tashmë rreziqet ndaj të vegjëlve në shtëpi, tashmë janë dyfishuar.

Sa i përket internetit, thuhet në këtë raport, se një e kartërta e fëmijëve të moshës 11 dhe 12 vjeç, shikon çdo ditë në internet një gjë që e turbullon. Rreth 30 për qind e të rinjve, midis moshës 11-16 vjeç ka qenë viktimë e bulimizmit nëpërmjet internetit ose nëpërmjet smartphone dhe më shumë se 10 për qind, kanë marrë mesazhe në celular me karakter të qartë seksual. Dhe në fund 30 për qind kanë krijuar lidhje me të huajt dhe 25 për qind e 15 vjeçarëve ka parë imazhe ose video erotike gjatë vitit të fundit.

RREZIQET E REJA DHE TË VJETRA

Lisa Hawker, autorja e studimit, do të japë edhe lajmet e mira që dalin nga ky raport dhe ngul këmbë në një aspekt tjetër të këtij kërkimi, që tregon se sa u përket rreziqeve tradicionale të vegjëlit e sotshëm janë më të sigurtë. Vitin e kaluar në Britaninë e Madhe janë verifikuar 21.500 raste të molestimit seksual të minorenëve dhe 6 mijë prej tyre kanë përfunduar në përdhunim. Por pavarësisht këtyre të dhënave alarmante, dhuna ndaj të vegjëlve në terma afatgjatë ka ardhur në rënie.

Vrasjet që përfshijnë minorenët që nga 1980 janë ulur me 30 për qind dhe është vërejtur edhe një ulje e numrit të vetëvrasjeve. Rreziqet klasike ndaj të cilëve ishin të ekspozuar fëmijët në të kaluarën tashmë janë ridimensionuar dhe tashmë mund të flitet për rreziqe të vjetra drejt zhdukje, përballë rritjes së rreziqeve të reja, ndaj të cilëve shoqëria nuk është ende e përgatitur.

Problemi qëndron në paditurinë e të rriturve, që shpesh nuk e vënë re se sa të ekspozuar ndaj rrezikut janë të vegjëlit, pavarësisht se janë të kyçur në dhomën e tyre të ngrohtë dhe të sigurtë. Ndërsa tek këndi i lojrave, ku shumë prindër nuk i lënë të shkojnë as vetëm, qëllimet keqdashëse janë gjithnjë e më të pakta.

Mania për ti mbrojtur së tepërmi të vejëlit, është shumë e dëmshme, por mbi të gjithë në shumë raste është e orientuar në drejtimin e gabuar. Do të mjaftonte që të rriturit të ishin më vigjilentë ndaj botës virtuale të fëmijëve të tyre dhe t’u bëjnë një guidë ndërgjegjësuese, që do të ndihmonte të rriturit dhe të vegjëlit që të mbrohen nga rreziqe të reja duke përdorur sjellje korrekte dhe efikase.

ANONIMATI

Është shumë e vështirë që të biesh në gjurmët e atij që ngacmon, agresorit apo ftesave, për shkak të anonimatit, pas të cilit fshihen përgjithësisht këto fenomene on-line. Nga studimi britanik del se në fakt një nga rreziqet më të shpeshtë për ata që frekuentojnë internetin janë bulimizmi dhe seksting, fytyrat e reja të agresionit dhe molestimit seksual nëpërmjet rrjetit ose celularit, me një ndryshim të vogëlm por shumë domëthënës sa i përket metodave të vjetra: anonimati.

I njëjti diskutim vlen edhe për për çdo lloj sjellje shqetësuese që fshihet pas një identiteti të panjohur. Ndoshta duhet filluar që këtu për të sugjeruar një përdorim më edukativ të internetit. Anonimati, i cili është sinonim i lirisë, ka për fat të keq edhe një anë tjetër që nuk ka të bëjë fare me lirinë, por me tipe të reja të rreziqeve që na kanosen. Ndërsa në parkun e lojrave, ndoshta mund të marrësh sërish një karamele nga ndonjë i panjohur, që jo gjithmonë janë të këqij.

“Krahasuar me rreziqet e reja, - nënvizon studimi, - marrin një rol të rëndësishëm shoqëria, komuniteti dhe familja që kanë detyrën të bashkëpunojnë me institucionet që nuk mund të menaxhojnë të vetëm problemin. Dhe ndoshta hapi i parë është informacioni”. (Marrë nga “Corriere della Sera”

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij